21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rozafë

M’i dhunove gjinjtë
nën ftohtësinë e kullës me gur t’moçëm
e me shaminë time t’kuqe lidhur fyti
murgut i the t’ma pranonte vdekjen
larg gjërave që m’i vodhe djallëzisht.

Atë t’hënë
m’i dhunove edhe ëndrrat
e me shpresën se do m’buzëqeshje
pranova të më quaje Rozafë
veç për t’i thënë botës se kishe qëllim
t’mos i tradhtoje vëllezërit dardanë
për femrën që n’ty shihte dashurinë reale.

Nën fustan t’Evës m’i fshehe edhe plagët tjera,
hëna asgjë s’pa nga ç’doja t’shihte
e më pas n’fisin tënd t’i lëshonte mallkimet
ndryshe nga unë që çmendur dashurie isha.
M’i dhunove edhe fjalët prajshëm
e duke i thënë hënës se mbytjet i kishe n’gjak
t’nesërmen s’m’le nën trupin e dhunuar
të t’thoja “TY DJALL SËRISH TË DUA”.

Shkroi: Adelina Xhaferi

Më Shumë

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Aksion i policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, dje ka arrestuar personat e...

Lajmet e Fundit