10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Sejdiu: Viti 2019 historik për shëndetësinë kosovare, shpëtuam shumë jetë, shëruam mijëra të sëmurë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK), Basri Sejdiu, vitin 2019 po e vlerëson si historik për shëndetësinë kosovare.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Sejdiu thotë se realizuan shumë projekte që kontribuuan drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve.

Dy prej tyre që janë realizuar gjatë vitit 2019 janë trajtimi i infarktit në dy orët e para dhe trajtimin e sulmit në tru.

“Viti 2019 mund të shquhet edhe si historik në shëndetësinë kosovare kur e them këtë them me plot besim sepse në vitin 2019 për realizohen dy projekte kapitale që janë edhe nacionale siç është sistemi kardiovaskular trajtimi i infarktit në dy orët e para dhe dy ditët e ardhshme do të fillon stroke që nënkupton trajtimin e njëjtë edhe të sulmit në tru. Dhe është projekti i dytë nacional dhe këto po realizohen në vitin 2019. Këto janë shumë të rëndësishme dhe historike sepse kurrë më herët nuk kanë ndodhë po ato janë që na barazojnë dhe që e tejkalojnë regjionin dhe barazohemi me vendet e zhvilluara që e kanë një shëndetësi moderne”, thotë ai.

Sejdiu po ashtu bëri të ditur se në vitin 2019 janë kryer 3500 procedura në kardiologji invazive dhe diku 330 në kardiokirurgji dhe se asnjë pacientë nuk ka dalë jashtë për trajtim.

“E dyta është shumë e rëndësishme sepse shumë jetë shpëtohen duke e llogaritur që të ne mosha mesatare është e re dhe janë të prekur mjaft të prekur prej këtyre sëmundjeve dhe ta shpëtosh një jetë të njeriu dhe të shmangësh apo të evitosh do të thotë mjaft shumë. Kjo është realizuar dhe jemi duke e parë për çdo ditë sepse vetën në vitin 2019 janë kryer 3500 procedura në kardiologji invazive dhe diku 330 në kardiokirurgji dhe asnjë pacientë nuk ka dalë jashtë për trajtim dhe kjo tregon që ka qenë patologji mjaft e shpeshtë në Kosovë po edhe shumë jetë janë shpëtuar prej këtyre intervenimeve”, thotë ai.

Një projekt tjetër i suksehshsëm që u jetësua në vitin 2019 në sistemin shëndetësor del të jetë edhe modernimizi i shërbimeve farmaceutike.

Po ashtu edhe rritja e numrit të barnatoreve klinike që tashmë ka arritur shifrën 101.

“Gjithashtu edhe me Stokcenter jemi shumë krenar dhe gjithsesi duhet të falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur këto projekte dhe po ashtu edhe mjekët e kanë marr një energji pozitive që kanë qenë pjesëmarrës në të arriturat që janë në vazhdimësi. Kemi edhe të arriturat edhe të tjerat që janë shërbimet farmaceutik ku veç ka ndodh një modernizim që është SMSF-ja që nënkupton sistemin e menaxhimit stokut farmaceutik dhe kemi bërë 101 barnatore klinike dhe të reparteve dhe krejt janë të digjitalizuar me softuerë me akses kontroll dhe kjo na ka ndihmua shumë edhe me planifikim si dhe në përcjellje dhe monitorim të barnave po edhe dukshëm është bërë përmirësimi i furnizimit qoftë me listë esenciale dhe qoftë me barna nga jashtë listës esenciale dhe materiale të tjera”, thotë ai.

Gjatë vitit 2019 Sejdiu thotë se një vëmendje e veçantë i është kushtuar meremetimit dhe modernizimit të klinikave dhe pajisjeve të tyre me infrastrukturë, pajisje mjekësore moderne, por që është punuar shumë edhe në edukimin e stafit mjekësor për përdorimin e mjeteve të avancuara.

“Kemi fillua edhe modernizimin e të gjitha klinikave dhe ajo nënkupton që nga aspekti infrastrukturës furnizim me pajisje mjekësore moderne si dhe edukim të stafit dhe këto ngrisin shërbimet në të gjitha klinikat. Sa i përket infrastrukturë kemi filluar duke i llogarit edhe ambulancat specialistike dhe mjekimin e ri intensiv që veç është zhvillu dhe kemi bërë mjekim intensiv edhe në neurologji dhe në këtë mënyre kemi rritur kapacitetin duke i llogarit nga 14 shtretër që ka pas mjekimi intensiv qendror tani kemi diku rreth 40 dhe kjo është një ndihmëse shumë e madhe. Kemi filluar edhe transformim komplet të radiologjisë që është në fazën përfundimtare dhe komplet transformim të klinikës së biokimisë, klinikën e oftomalogjisë dhe klinikat kirurgjike dhe krijimin e sallave shtesë për klinikat kardiovaskulare dhe ortopedisë dhe fillimin e projektit të ortopedisë me katër salla të reja”, thotë ai për eo.

Këto investime sipas Sejdiut kanë bërë që të kursehen rreth 4 milionë euro brenda vitit të cilat janë shpenzuar për nevojat e pacientëve.

“Po ashtu kemi edhe ruajtjen e buxhetin e shtetit sepse kur llogarisim miliona janë kursyer edhe nga sistemi kardiovaskular dhe materialet shpenzuese nga lista esenciale me blerjen e çmimeve më të lira është kursye mjaft buxhet po ashtu edhe në klinikën e radiologjisë ku kemi vendosur që në vend të filmave të përdorim CD dhe vetëm nga ky kursim janë dikur rreth 4 milionë euro brenda vitit dhe mendoj që këto kursime neve na ndihmojnë që ta kemi më lehtë me një buxhet shtesë që t’i menaxhojmë dhe të ju ndalim përballë të gjitha kërkesave dhe nevojave në nivelin shëndetësor”, thotë ai.

Pavarësisht që këtë vit u punua shumë, Sejdiu thotë se mbeten ende projekte që synojnë t’i realizojnë gjatë vitit 2020.

Ndër to përmend projektin e neuroshkencës, ndërtimin e kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe trajnimin e stafit.

“Për vitin 2020 mendoj që projekti që kemi fillua t’i vazhdojmë edhe më shumë dhe ai që është projekt kapital është projekti i neuroshkencës që nënkupton që neurokirurgjinë, neurologjinë radiologjinë që të gjitha t’i bëjmë një me ndërtim dhe ky të jetë një projekt nacional që vërtet do të jenë pacientët ata që do ta ndijë këtë lloj organizimi. Këto projekte që i kemi në vazhdimësi po njëjtë buxheti është edhe i viti 2020 vazhdimësi dhe gjithsesi do të vazhdojë edhe shërbime të reja. Po ashtu në kardiokirurgji të fëmijëve që nuk e kemi dhe kemi kontakte që edhe të kemi trajnim të stafit dhe njëkohësisht kemi sjell këtu ekspertë që jemi në fazën që të fillojmë shumë shpejt edhe në kardiokirurgjinë e fëmijëve dhe patologji të ndryshme apo lami të ndryshme që nuk i kemi t’i zhvillojmë dhe të jemi në rrugë që t’i realizojmë”, thotë ai.

Sejdiu thotë se mbesin të përkushtuar që të avancojnë shërbimet shëndetësore dhe për këtë kërkon edhe mbështetjen e qeverisë në ardhje.

Ai thotë se shëndetësia duhet të mbetet prioritet që duhet të angazhohet e gjithë shoqëria, ngase nevojat për këto shërbime mbeten të larta.

“Duhet ta kemi një vend ku me të vërtet të arrihet një trajtim si duhet dhe një shpëtim për shëndetin e tyre dhe krejt kjo arrihet përmes një bashkimi të forcave të gjithëve që me e dhanë një kontribut pozitiv. Gjërat e mira mendoj që duhet të përkrahen gjithmonë dhe të ketë bashkëpunim për hir të atyre që jemi sepse sistemi shëndetësor është shumë i ndjeshëm sepse çdo hendek apo punë e cila ngre mbrapsht reflektohet te pacientet dhe te familjet tona sepse edhe ne jemi pjesë e popullatës dhe kemi familje e të afërm dhe më së miri është ku të gjithë gjejnë trajtim dinjitoz nga mjekët tanë”, përfundon ai.

Më Shumë

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit