25.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Seminari i albanologjisë mban sesionet shkencore

seminariDita e parafundit e Seminarit për ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është e rezervuar për sesionet shkencore nga dega e gjuhës dhe nga ajo e letërsisë. Sesioni shkencor i gjuhësisë është mbajtur nën temën “Studiuesit e huaj për shqipen në pjesën e dytë të shek. XX”.

Seancën e kanë drejtuar Lindita Rugova, Andrei Sobolev dhe Giusepina Turano. Profesoresha Blerta Ismajli ka ligjëruar për “ Studimet e Wilfried Fiedlerit për shqipen”. Ajo tha se “Albanische grammatik” e krijuar nga W.Fielder është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm sidomos për ata që dëshirojnë të bëjë studime të mëtutjeshme për gjuhën shqipe.

Disa nga ligjëruesit në sesionin e gjuhësisë ishin: Teuta Abrashi “Kontributi i Oda Buccholz në gjuhësinë shqiptare”, Linditë Sejdiu-Rugova “Brian Josephi për infinitivin e shqipes “, Haki Hysenaj “Irena Sawicka për strukturën e rrokjes në shqipen e Kosovës”, Izer Maksuti “Kontributi i studiuesve gjermanofonë: gjermanë, austriakë e zvizeranë për shqipen në pjesën e dytë të shekullit XX”, Flutura Mehmeti “ Lamberzi-studiuesi i shqipes”, Anton Pachev: “Petja Asenova dhe gjuhësia shqiptare”, Etleva Lala “Albanologjia në Hungari dhe roli i Istvan Schuetzit për imazhin e Shqipërisë”, Juliana Kume “Gerda Ulisch për praninë e greqishtes së re në gjuhën shqipe”, Mustafa Ibrahimi “Shkrimi i shqipes me sistemin grafik cirilik tek autorët sllavë (Karaxhiq, Pulevski e Kujunxhiq)”, Bade Bajrami “Gramatikat e gjuhës shqipe të albanologëve frengë”, Blertë Ismajli “Studimet e Wilfried Fiedlerit për shqipen”, Bahri Koskoviku, Vjosa Hamiti, Merita Hysa.

Ndërkaq sesioni shkencor i letërsisë është mbajtur nën temën “Letërsia dhe identiteti” Sesioni është udhëhequr nga Agostino Giordano, Dhurata Shehri dhe Muhamet Hamiti.

Profesori i letërsisë nga Itaila, Agostino Giardano ligjëroi mbi çështjen e shkrimit arbëresh të shqiptarëve, me temën “ Arbëreshët dhe shkrimi letrar”.
Profesori Muhamet Hamiti foli për identitetin dhe letësinë shqipe. Hamiti tha se nocioni identitet dhe letërsi në fillim duken të kuptueshme, ndërsa kuptimi i tyre veç e veç ka një kryqëzim më të ndërlikuar.

Ligjëruesit e tjerë ishin : Lindita Tahiri “ Identiteti fiktiv dhe ai historik në letërsi”, Agim Vinca “ Poezia dhe identiteti”, Dhurata Sheri “ Identiteti i Naimit, Lasgushit dhe Fishtës në studimet e Krist Malokut”, Rusana Bejleri “Me bukë e kripë( e zemër të bardhë) cila anë e ushqimit mund të jetë elemet identitar në letërsinë shqipe?”, Kujtim Shala “Identiteti i pazbuluar”, Anton Berishaj “Letërsia si modelim diskursiv i identiteteve plurale-komplekse”, Osman Gashi “Letërsia, identiteti dhe identitetet letrare”, Nysret Krasniqi “ Letërsia si “pharamcon” identitar”, Persida Asllani “Identitetet femërore si ligjërim në prozën e Musine Kokalarit”, Ag Apolloni “Identiteti dhe imitimi”,

Lili Sula “ Shenja të identitetit pararilinda në letërsinë e vjetër shqipe, Elvira Lumi, Neim Zhuri “ Romantizmi shqiptar si shprehje e vetëdijës dhe identitet kombëtar”, Pierfranco Bruni “La presenza e i simboli di G.D’Annunzio nella Letteratura Albanese”, Mark Marku “ Vetëperceptimi dhe identiteti në letërsinë e arbëreshëve të Italisë”, Dije Demiri-Frangu “ Letërsia-Ombrellë e identitetit”, Agron Y.Gashi “ Pashko Vasa- autobiografia dhe ideografia” dhe Marjela Prongi-Peci “ Lirika erotike e Serembes dhe identiteti arbëresh”./Zeri/

- Advertisement -

Më Shumë

Kryetari Begaj dhe ministrja Dumoshi biseduan për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim pune, ministren e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, me...

Këto janë simptomat e zbuluara pas shërimit nga COVID-19

Më shumë se gjysma e pacientëve nga Italia që ishin shtruar në spital për shkak të COVID-19 më vonë pësuan çrregullime mendore, sipas rezultateve...

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa i pasur 61 vota në tavolinë...

Hoti kërkon përgatitje për fillimin e vitit të ri akademik, për vitin shkollor mbeten tri opsione

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ka kërkuar nga të nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e...

Pasuria milionëshe e Mytaher Haskukës (DOKUMENT)

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ndodhet në krye të listës së kryetarëve të komunave sa i përket pasurisë. Ai në formularët e deklarimit të pasurisë...

Vendbanimi i personave me COVID -19: 8 në Prizren, 1 në Zhur

Nëntë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID -19 në Prizren. Tetë prej tyre janë me vendbanim në qytet, kurse vetëm një në Zhur.

27 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë tri ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 27 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Këta janë dy laboratorët e licencuar në Prizren për testime të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka licencuar 29 laboratorë për të kryer testime për COVID-19. Në Prizren...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...

Vetaksident në hyrje të Malishevës

Para më pak se një orë në hyrje të Malishevës një shofer i një automjeti është vetaksidentuar duke rënë në kanalin e ujërave atmosferike,...

Në Prizren mbyllen 7 lokale dhe shqiptohen 691 fletëparaqitje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se më 7 dhe 8 gusht në bashkëpunim me inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK,...

DokuFest me filma falas për studentët e filmit

DokuFest ka kënaqësinë t’ju njoftojë për bashkëpunimin me Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, programi Regji Filmi për edicionin e 19 të festivalit...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Malishevë

Është arrestuar i dyshuari për tentim vrasje në Malishevë. Policia njofton se pas intervistimit i arrestuari është liruar. “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...

Gjendja me pandeminë në Suharekë është nën kontroll

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se gjendja me pandeminë në komunën që udhëheq ai është e qetë dhe stabile. “Kemi diku...

Lajmet e Fundit

16 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...