9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

ShBA-ja i jep hua Evropës 130 miliardë dollarë për ta ndihmuar nga Coronavirusi

Bankat evropiane kanë marrë 130 miliardë dollarë të vëna në dispozicion nga Rezerva Federale, për t’u ndihmuar në lehtësimin e presionit nga pandemia e Coronavirusit.

Ata huazuan pjesën më të madhe të parave, apo 112 miliardë dollarë në operacione të koordinuara nga Banka Qendrore Evropiane dhe ky është padyshim shkëmbimi më i madh që nga kriza financiare më shumë se një dekadë më parë, përcjell Telegrafi.

Huadhënësit britanikë morën 15.5 miliardë dollarë përmes Bankës së Anglisë, ndërsa institucionet zvicerane morën 2.6 miliardë dollarë. Bankave u janë ofruar kredi për 84 ditë me një normë prej 0.38 për qind.

Kërkesa e rritur vjen si shenjë e stresit në tregjet e financimit, me kryesimin e dollarit kundrejt disa prej monedhave kryesore botërore që vazhdojnë të dobësohen mes shqetësimeve për mungesën e likuiditetin.

Rezerva Federale Amerikane rriti linjat ekzistuese të këmbimit me bankat qendrore kryesore në botë, përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, Bankën e Japonisë, Bankën e Kanadasë dhe Bankën Kombëtare Zvicerane, si pjesë e paketës së saj lehtësuese, duke ulur koston dhe duke zgjatur kohëzgjatjen e kredive.

Problemet aktuale janë padyshim më të thellat me të cilat përballet sistemi financiar që nga fillimin e krizës së vitit 2008, ndaj kredidhënia amerikane shihet si një masë për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla edhe në të ardhmen.

Sigurimi i financimit në dollar vjen një ditë pasi Banka Qendrore Evropiane iu huazoi bankave 109.1 miliardë euro deri në muajin qershor.

Krijuesit e politikave në të gjithë botën po përpiqen të sigurojnë një rrjet efektiv sigurie për ekonominë, e cila është e sigurtë se do të bjerë në recesion pasi prodhimi është goditur fuqishëm dhe shërbimet janë mbyllur. /Telegrafi/

Më Shumë

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit