8.8 C
Prizren
E mërkurë, 10 Prill, 2024

ShBA, regjistrohen 920 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në SHBA është rritur në 4 090, pasi 920 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga universiteti Johns Hopkins.

Të dhënat e përditësuara treguan se në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 189 633, me 25 023 raste të reja.

SHBA mbetet vendi me më shumë raste të regjistruara në botë, pasuar nga Spanja me 102 136 të infektuar.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është Nju Jorku e më pas Nju Xhersi.

Numri i pacientëve në Nju Jork u rrit nga 67 384 në 76 049.

Ndërkaq, në Nju Xhersi deri tani janë regjistruar 18 997 raste.

Gjithashtu Nju Jorku është shteti me numrin më të madh të viktimave, gjithsej 1 714 viktima.

Më Shumë

Lajmet e Fundit