13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Shkaqet që e quan në opozitë PDK-në

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka qëndruar në pushtet për më shumë se 12 vite ka pësuar një rënie të madhe në numrin e votave në zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas rezultateve të KQZ-së, PDK-ja ka marrë 169 mijë e 211 vota apo 21.23 përqind, gjë që i jep asaj biletën për opozitë në katër vitet e ardhshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kurse njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj duke folur për kalimin e PDK-së në opozitë ka theksuar se shkak për këtë ishte mungesa rezultateve pozitive të kësaj partie gjatë 12 viteve sa ka qenë në pushtet.

Mirëpo sipas Demhasaj, gjasat kanë qenë reale që kjo parti të ndëshkohet edhe më shumë nga votat e qytetarëve.

“Fakti që PDK-ja ka qenë në pushtet që nga pavarësia e tutje dhe prapë se prapë ka një rezultat të tillë atëherë nuk mund të themi që ka humbur shumë, sepse kur qeverisë gjatë dhe nuk ke shumë suksese të prekshme sidomos për qytetarët atëherë masa e ndëshkimit mund të jetë edhe më e madhe. Kështu që në këtë aspekt PDK-ja që ka dal partia e tretë, pas LVV-së dhe LDK-së është një rezultat pozitiv për të”, ka thënë ai për “Zërin”.

Ai tutje ka vlerësuar se fakti që PDK-ja do të kaloj në opozitë është i pashmangshëm, njësoj siç ka deklaruar edhe kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.

Kurse politologu, Ramush Tahiri ka thënë “Zërit” se arsye tjetër se pse PDK-ja ka kaluar në opozitë është sepse qytetarët e Kosovës kanë votuar për një qeveri të re që udhëhiqet nga Albin Kurti i Vetëvendosjes.

“Arsyet se pse PDK-ja ka dal partia e tretë mund të jenë edhe arsyet kundër saj dhe kundër qeverisjes së deri tashme, performancës së saj por mund të jetë edhe arsye që populli ka dashur t’i jap shansin Albin Kurtit dhe partisë së tij, si shansë e re me qeverisë. Pra është e dy anshme kjo gjë, nuk është shumë rënie e PDK-së sa është rritje e Albin Kurtit dhe e Vetëvendosjes”, ka thënë Tahiri për “Zërin”.

Më Shumë

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Lajmet e Fundit