21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shkencëtarët gjermanë janë të bindur: Kjo bimë mund të shërojë të sëmurët nga coronavirusi?

Kjo bimë ka cilësi të pabesueshme shëruese, ka treguar një hulumtim

Bota është në garë për zbulimin e vaksinës kundër coronavirusit, ndërkaq tani shkencëtarë nga Instituti Max-Planck në Potsdam, theksojnë që pelini i ëmbël mund të ketë ndihmë të jashtëzakonshme.

Cilësitë e tij shëruese vërtet janë të pabesueshme dhe është shumë i dobishëm në shërimin e të gjitha simptomave të coronavirusit, janë të sigurt ata, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë në dispozicion rezultatet të cilat zgjojnë shpresë për fillim të hulumtimeve klinike.

Ekstraktet e pelinit të ëmbël janë aktivë kundër SARS-Cov-2.

Fletët e bimës së pelinit të ëmbël (Artemisia annua) të kultivuar në Kentucky, në SHBA, aktivitetin më të mirë kundër virusit kanë treguar kur ekstraktet me etanolin e pastër apo në ujë të distiluar, por edhe duke i shtuar kafe.

“Gjatë hulumtimit kemi nxjerrë substanca të pastra nga bima dhe atëherë i kemi lidhur me virusin dhe rezultatet të cilat i kemi marrë janë premtuese”, thotë Peter Seeberger nga instituti Max-Planck, i cili, bashkë me kimistin Kyrie Gilmore, ka iniciuar dhe udhëhequr hulumtimin.

Forca e pelinit të ëmbël nuk befason sepse pikërisht kjo bimë është përdorur në mjekësinë kineze kundër malaries, thuhet në shkrimin e publikuar në revistën “Life Science”.

Nëse përdoret si e vetme, ajo mund të shkatërrojë rreth 28% të qelizave të kancerit, por në kombinim me hekurin pelini i ëmbël shkatërron me të madhe qelizat vdekjeprurëse. /Telegrafi/

Më Shumë

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Lajmet e Fundit