21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shkencëtari italian: Mos i përqafoni ata që deri dje urrenit

Drejtori shkencor për “National Geoprahpic” në Itali, Marco Cattaneo, ka dhënë një mesazh që është bërë viral në të gjithë rrjetin. Duke folur për epideminë në Itali, mesazhi është i vlefshëm për gjitha vendet e prekura nga COVID-19.

Mesazhi i plotë nga Marco Cattaneo:

Nga sot, shihni një kurbë që nis të ndryshojë pak, nga rritja eksponenciale që ka pasur epidemia në Itali dhe veçanërisht, në Lombardi.

Kjo mundet, por, thjesht mund të jetë një shenjë e mirë. Mundet në një shikim optimist, që brenda 10 ditësh numri i të infektuarve të zvogëlohet, nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë.

Por, ua them siqnerisht: nuk ka asgjë për të festuar, as sot dhe as pas 10 ditësh. Nuk ka asgjë, as për t’u hallakatur jashtë duke thirrur nga gëzimi, apo duke përqafuar çdo të panjohur të djersitur.

Nëse nuk më besoni, shkoni e shikoni kriteret sipas të cilave, OBSH e quan të mbyllur një epidemi.

Le t’i referohemi ebolës, për shembull. Emergjenca merr fund kur regjistrohen dy periudha inkubacioni të plota, pa asnjë rast të infektuar. Për ebolën u deshën 42 ditë. Mund të duhen 30, për SARS CoV-2. Pas kësaj, çdo vendi i duhet të mbajë një survejancë të lartë, për 90 ditë. Pra, kur të shohim dritë në fund të tunelit, do na duhen ende disa kilometra për të dalë prej tij.

Ndaj, nga kjo eufori, mos i përqafoni fqinjët që deri dje, i urrenit. Vazhdoni të shihni punët tuaja. Qëndroni sa më shumë në shtëpi edhe më pas. Deri në momentin që epidemiologët do të na thonë, se mund të kthehemi në normalitet.

Dalë-ngadalë, do të hapen aktivietetet, do t’i flasim njëri-tjetrit nga afër, do të ktehemi në zyrë e do të shkojmë në restorante. Por, përpara se t’i këndojmë fitores, duhet të mbajmë alarmin ndezur.

Të mos budallepsemi, sepse t’i rezistosh një goditjeje të dytë, do të ishte shumë më e vështirë!

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Lajmet e Fundit