9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shoqata e qumështorëve paralajmërojnë protestë – fillojnë me derdhjen e qumështit tek AUV

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka paralajmëruar se do të fillojë me përgatitijen për protesta pasi që kërkesat e tyre hasën në vesh të shurdhur.

Përmes një njoftimin nga shoqata e qumështorëve thuhet se prej që kanë zhvilluar takim me komisionin parlamentar, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhee Qeverinë e Kosovës nuk kanë pas asnjë rezultat.

“Diskutimet në Parlamentin e Kosovës me komisionin parlamentar ishin serioze dhe përmbajtjesore , por ato nuk dhanë asnjë rezultat sepse nuk kishte asnjë veprim konkret për të tejkaluar problemet . AUV nuk ndërmori asnjë veprim të vetëm për të ndaluar prodhimet mashtruese dhe shumë të dëmshme me Vaj Palme, qoftë nga importi apo vendore. Qeveria e Kosovës përveç premtimeve se do të i ndihmoj prodhuesit dhe përpunuesit vendorë të Qumështit nuk ndërmori pothuajse asgjë në drejtim të ndalimit të prodhimeve mashtruese”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Po ashtu shoqata ka treguar se Ministria e Tregtisë ka shfuqizuar vendimin për importin e prodhimit të qumështit me Vaj Palme.

Ministria e Tregtisë në anën tjetër e shfuqizoi vendimin që kishte sjellë pak më herët për ndalimin e importit të prodhimeve të ashtuquajtura të Qumështit me Vaj Palme qoftë nga importi apo vendore. Të ndodhur para një situate të tillë, këshilli koordinues mori vendim që të fillohet me përgatitjet për PROTEST masive e cila fillimisht do të mbahet pran zyrave të AUV -s e shoqëruar me derdhje Qumështi”, kanë njoftuar qumështoret.

Ndërsa para mbajtjes së protestës në njoftim thuhet se “Këshilli koordinues u dakordua që para mbajtjes së protestave të diskutoj edhe një herë me institucionet relevante dhe përgjegjëse , për të gjetur zgjidhje në mënyre që të shmanget kapitullimi i Industrisë së Qumështit”.

Më 29 shtator të këtij viti, mbi 10 mijë litra qumësht janë derdhur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre, për mos largimin e produkteve me vaj të palmës nga tregu kosovar.

Sipas tyre, përdorimi i tepruar i vajit të palmës në produktet e ushqimit ka bërë që kompanitë e grumbullimit mos ta marrin qumështin e fermerëve.

Më Shumë

Lajmet e Fundit