9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Anjeza Branka: Kam bërë operacione plastike

Edhe pse është ndër femrat më seksi në showbizzin shqiptar, asaj i pëlqen të njihet si një këngëtare profesioniste. E në fakt e tillë është Anjeza Branka, që ia ka dalë ndër vite të sjell gjithnjë këngë që shndërrohen në hite. Ajo na premton se këtë verë do të vijë edhe më shpërthyese sesa e kemi parë deri më sot.

Nga ana tjetër biondja seksi tregon edhe dëshirën e saj fëminore, diplomacia. Po me diplomacinë që e karakterizon përgjigjet edhe sa i përket jetës private, duke u shprehur se është e fokusuar tek karriera. E në fund nuk ngurron të pranojë se ka bërë ndërhyrje në fizikun e saj dhe ndjehet mirë me pamjen, thotë ajo për gazetën “Shqiptare”

Anjeza vijon të mbeteni ndër femrat më seksi të showbizzit shqiptar, si ia keni dalë?

Në fakt më shumë sesa seksi jam përpjekur të njihem si një artiste që punon fort për karrierën e saj. E kam nisur këtë profesion shumë herët dhe jam përpjekur gjithmonë të sjell këngë të veçanta si dhe performanca që gjithnjë kanë sjellë risi në klipet tona.

A ka pasur kosto karriera për ju?

Çdo gjë e ka një kosto. Të shndërrohesh në një këngëtare të afirmuar, normalisht që kushton. Mua personalisht më ka marrë kohë fillimisht, shpesh herë edhe kohën që do t’i përkushtohesha djalit apo familjes. Sa i përket kostove ekonomike patjetër që ka pasur. Ne artistët jemi mësuar që të sponsorizojmë gjithçka vetë, ndaj dhe ka pasur kosto, por natyrisht që ka dhe përfitimet e saj. I harroj të gjitha këto teksa shikoj që fansat e mi më ndjekin, më duan dhe duan muzikën time. Kjo padyshim është sadisfaksioni më i madh për një këngëtar.

Jemi në verë, a do të sjellë një hit të ri Anjeza?

Aktualisht jam duke punuar për disa projekte që duan kohën e tyre. Por kur të dalin e di që publiku do t’i mirëpresë dhe do të shndërrohen në hite shumë shpejt.

Përse të gjithë këngëtarët presin verën për të sjellë këngët e reja?

Ndoshta sepse është një stinë që të gjithë janë më të lumtur, kanë më shumë kohë për tu çlodhur, për të dëgjuar muzikë të mirë. Nuk ka asgjë më të bukur sesa një ditë plazhi me një këngë të bukur verore në sfond.

Më herët keni deklaruar se nëse nuk do të ishit bërë këngëtare, do të ishit bërë ambasadore, përse kjo dëshirë?

E vërtetë, ka qenë një dëshirë e imja që kur kam qenë e vogël. Më ka joshur gjithmonë diplomacia dhe vazhdon të më pëlqejë. Unë si natyrë jam shumë këmbëngulëse dhe jam e bindur që nëse do t’i isha futur kësaj rruge, do të isha bërë një ambasadore shumë e suksesshme.

Po kur të mos merreni më, me muzikë, çfarë do të bëjë Anjeza?

Të them të drejtën ende nuk kam menduar për atë ditë. Muzika për mua është e gjithë jeta ime dhe nuk mendoj se do të heq dorë shpejt prej saj. Natyrisht kur të kalojnë shumë vite, do të mbetem një njohëse e mirë e muzikës, këtë herë si dëgjuese.

Ndërkohë djali juaj, Leanzo është rritur, sa kohë kaloni me të, çfarë këshillash i jepni?

Po e vërtetë. Ai tashmë është bërë një shok i mirë i imi. E thashë edhe më lart, për shkak të punës shpesh herë më duhet të udhëtoj apo të shkëputem nga ai. Megjithatë ne të dy kemi një lidhje të fortë dhe kohën e lirë dimë sesi ta kalojmë bukur me njëri-tjetrin. Këshilla i jap disa, por mbi të gjitha i kërkoj që të jetë gjithmonë i vërtetë dhe i dashur me të gjithë.

Ndërkohë gjithnjë e përfolur për pamjen e jashtme, a keni ndërhyrje në trupin tuaj?

E kam thënë edhe më herët. Unë gëzoj këtë trup falë palestrës intensive që bëj prej vitesh tashmë dhe falë geneve të mira që kam trashëguar. Sa i përket operacioneve, po kam bërë dhe ndjehem shumë rehat me veten time. S’ja kam marrë njeriut lekët borxh për ndërhyrjet. Më thuaj një artist që e ka mundësinë dhe nuk ka bërë ndërhyrje? Asnjë nuk ka.

Pse nuk flisni kurrë për jetën private?

Pikë se pari sepse tani jam fokusuar tek karriera ime dhe dua që famën ta marr nga ajo dhe jo për jetën time private. Dhe së dyti çfarëdo që unë them keqinterpretohet nga mediat, ndaj kam preferuar të hesht.

Si është jeta juaj private?

No comment.

Më Shumë

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Lajmet e Fundit