10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Aurela Gaçe: Pse qava gjatë xhirimeve të këngës për nënën

Sapo ka publikuar këngën e saj më të re, një baladë me ngjyrime popullore të krahinës së jugut.

Një këngë kushtuar njeriut me të shtrenjtë në botë, nënës, e titulluar thjesht “Nënë, e imja nënë”.

Kënga vjen me një kompozim brilant nga Adrian Hila, i cili ka qenë bashkëpuntor dhe i teksti të ndjerë, së bashku me Nexhip Seraj. Përsa i përket klipi, ai është xhiruar në natyrën e mrekullueshme shqiptare, ku bashkohet deti dhe mali.

E pikërisht për emocionet e forta që kjo këngë i ka përcjellë, vetë artistja ka treguar një sekret që ka ndodhur gjatë xhirimeve të klipit.

Në një postim në profilin e saj në Instagram, Gaçe shkruan:

“Do t’ju tregoj diçka që ndodhi gjatë xhirimeve. Kur xhiron, ti mund të kthehesh 10 herë për një skenë dhe sigurisht emocioni luhatet, ikën.

Në strofën e tretë ku thuhet “E KUR TE LARGOHESH TE MOS JESH ATY, DO TI LUTEM TOKES QE TE FLAS ME TY” thjeshtë mendova prindërit… Fatmirësisht i kam gjallë e mirë, por papritur përjetimi i vargjeve më mori me vete. Sytë filluan të lotojnë. Qëndrova para kamerës duke menduar që është vetëm një moment. Por për herë të parë ndërpreva xhirimin. 23 vjet në skenë dhe… më ndodhi. Qava… U qetësova, rregulluam grimin e vazhduam”,- shkruan Aurela, e cila si gjithmonë është treguar shumë e hapur me fansat e saj./tvklan.al/

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit