Shpëtim-Saraçi-kompozitorKompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraqi i cili këto ditë po kalon nëpër disa probleme shëndetësore, krahas mbështetjes së familjes, kolegëve dhe fansave, ai ka hasur në vullnetin e mirë edhe të ish Kryeministrit Sali Berisha dhe biznesmenit Halim Kosova.

Këtë gjë e ka bërë të ditur këngëtari shkodran Sidrit Bejleri, i cili në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ ka shkruar.

“Mirëmëngjesi! Mirënjohje qeverisë Berisha që miratoi fond për trajtimin e Shpëtim Saraqit! Faleminderit edhe mikut tonë të mirë Halim Kosova që na gjendet gjithmonë!”, kishte shkruar këngëtari, njëherësh miku i Saraqit mëngjesin e së premtes.

 

0 Comments

You can be the first one to leave a comment.

Leave a Comment