7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Burri e tradhëton, i dashuri e keqtrajton – kjo është historia e 27 vjeçares

I dashuri im zakonisht më nënvlerëson para njerëzve të tjerë, por seksi me të është i mirë dhe kjo më mban me të. Kështu nisë historia e një gruaje për “The Sun”.

Ajo thotë se ka qenë e martuar për 5 vite, por i kishte gjetur mesazhe në telefon burrit të saj të cilat tregonin qartë se ai kishte një lidhje jashtëmartesore, transmeton Indeksonline.

“Ai po shkonte me një grua që e kishte njohur para se të martoheshim. Burri më tha se nuk kishin bërë seks por nuk i besova dhe e largova para 4 muajsh. Nuk kam qëllim të kthehem me të ndonjëherë”, shkruan ajo.

27 vjeçarja sqaron se i kishte ndodhur disa herë në supermarketin ku punonte, t`i vinte një djalë si konsumator pak para se ta mbyllnin dyqanin. Andaj, kishte ndodhur ca herë që ai ta dërgonte atë në shtëpi.

Një ditë gruaja e kishte thirrur atë për një pije. Që atëherë ata kanë nisur një lidhje. Por, problemi që ka ajo është se i dashuri e nënvlerëson shumë para miqve.
Ajo thotë se i dashuri tregohet tejet ofendues, gjë e cila nuk i kishte ndodhur asnjëherë me burrin.

E ky i fundit i është lajmëruar gruas këto ditë. Ajo sqaron se burri i kërkon të falur dhe se i thotë që e ka kuptuar gabimin e madh që ka bërë.

“Ai më thotë se më do dhe se është i gatshëm ta dëshmojë këtë. Madje kemi bërë edhe seks, por nuk di si t`ia bëj. Të shkoj me burrin tim apo t`i lë që të dy?”, pyet ajo psikologen, transmeton Indeksonline.

Përgjigja e Deidre:

Seksi është i rëndësishëm por të rrish me dikë që nuk të respekton nuk do të çojë në ditë të lumtura. Do të përfundosh duke u trajtuar edhe më keq dhe në fund do të ndjehesh tejet e palumtur.

Bashkë ose jo me burrin tënd, ti duhet t`i japësh fund lidhjes me të dashurin, transmeton Indeksonline. Pastaj, jepi vetes pak kohë që të mendohesh nëse dëshiron ta rikthesh martesën.

Nëse vendosni të ktheheni me burrin tuaj, t`i përkushtoheni jetës seksuale, vetëm sa do e forconit lidhjen

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Lajmet e Fundit