8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Djali nga Prizreni pushton ‘Big Brother’-in

Big Brother është një prej Tv Reality Show më të njohur në të gjithë botën. I tillë është edhe në Shqipëri i cili ndiqet me interesim të madh edhe në Kosovë.

Konkurrent nga Kosova vazhdimisht kanë marrë pjesë në 8 edicionet e këtij show në Shqipëri. Por ky edicion dallon prej të tjerëve. E ndryshimin pikërisht e ka bërë djaloshi 23 vjeçar nga Prizreni, Vesel Kurtishaj.

Nuk mbahet mend që një banor të arrij të ketë aq efekt të madh në publik gjatë kohës sa është ende brenda shtëpisë më të famshme në shqiptari.

Ai edhe pse ka hyrë disa javë pasi që ky shoë ka filluar, ka fituar simpatinë e shqiptarëve anë e kënd. Fansat po e mbështesin dhe po e votojnë më të madhe, për ta nxjerrë fitues këtë edicion.

Fansat e tij janë të shumë të cilët tashmë janë mbledhur në një prej faqeve më të mëdha në Facebook të banorëve të Big Brother të cilën e menaxhojnë miqtë e tij të ngushtë Vigani, Ermali, Blendi, Ermiri, Rina dhe Altina. (VEBERA).

Ata këtë edicion kanë treguar organizimin më të mirë të një shoqërije që është parë në të gjitha Big Brother në Shqipëri. Kanë futurë dronin me banderollën e cila përmbante fotografitë e Teas dhe Veselit, kanë sjellë ushqime dhe muzikë shqiptare në Big Brother, madje kanë shpërndarë pamfletat me parashutë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa është “Veselomania” e cila ditëve të fundit ka kapluar “Big Brother Albania 8”. Banorët e tjerë, kanë nisur të ndryshojnë mendimin për të dhe tashmë shumica e tyre besojnë edhe në fitoren e djalit nga Prizreni.

Janë zgjuarsia, kultura dhe edukata e tij të cilat kanë bërë që çdo debat ta kthejë pozitivitet dhe në të mirë të tij. Këtë e dëshmon edhe rasti i fundit kur pati ofendime të rënda nga Fatjoni duke u quajtur edhe “serb” mirëpo si një djalë me kulturë ai e pranoi faljen e tij dhe po sillet sikur ai incident të mos kishte ndodhur asnjëherë.

Ky reagim i Veselit, ka bërë të fitoj zemrat e shqiptarëve duke dëshmuar edhe njëherë se falja është virtyt i njerëzve me karakter të fortë. Big Brother Albania 8 po shkon drejt fundit, dhe fituesi do të shpallet shumë shpejt.

Zakonisht ky format për fitues ka zgjedhur persona të cilët kanë përçuar një mesazh pozitiv në popull.

E çka mund të jetë më pozitive se mesazhi i “Faljes, Bashkimit, Sinqeritetit, Dashurisë, Pastërtisë dhe Kulturës” që një person mund të përçoj.

E ata që e kanë ndjekur Big Brother, kanë mundur të shohin të gjitha nga këto nga Vesel Kurtishaj./Zeri/

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit