Edi dhe BerishaKënga e Sinan Hoxhës, “Gili, gili, gili” është kthyer dje në një shaka mes përdoruesve të “Facebook”- ut. Një shaka kjo që lidhet me zgjedhjet dhe rezultatet e saj… Kështu, pjesën e parë të refrenit krijuesit e këtij posteri e kanë vënë në gojë të kryesocialistit, pjesën e dytë në gojë të kryedemokratit, ndërsa pjesën e fundit në gojë të Ilir Metës, sepse në fund të fundit ai është ‘fitues’ i këtyre zgjedhjeve dhe ka të drejtë të gëzojë.

Ja se çfarë shkruhet në posterin gazmor…
Edi Rama: O Sali, kaq e pate ti, çfarë të duket vetja ty?
Sali Berisha: O Edi, lëri llafet ti se për ty jo nuk ma nin…
Ilir Meta: Gili, gili, gili.