6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kylie është kthyer me Tygan

Kylie Jenner dhe Tyga janë përsëri së bashku dhe ai shkoi edhe në shtëpinë e saj.

Çifti i ri u nda shkurtimisht duke dhënë një intervistë se si romanca e reperit me 18 vjeçaren ka “errësuar” karrierën e tij, por duket se kjo gjë është rregulluar.

Kylie ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Snapchat, ku Kylie shihet duke i dhënë një puthje reperit në faqe në një kabinë të fotografive, në ditëlindjen e Khloe-së të hënën në mbrëmje.

Kylie gjithashtu ndau një foto me dorën e tij mbi kofshën e saj.

Tyga ka nxitur thashetheme se ai ishte kthyer me Kylie javën e kaluar, kur ajo e solli atë në premierën e famshme të klipit të Kanye West, dhe tani thuhet se çifti i ri po jetojnë së bashku në shtëpinë e Kylie-së në Los Angeles.

Një burim tha për Us Weekly: “Ata janë zyrtarisht së bashku dhe ai është duke qëndruar atje me të”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit