10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Marina largohet nga Top Channel?

Marrëdhëniet mes moderatorës sexy Marina Vjollca dhe drejtuesve të Top Channel janë zyrtarisht në kuotat me të ulta.

Biondja e “Procesit Sportiv”, sipas burimeve pranë këtij emisioni, mësohet se po numëron puntatat e fundit para se të divorcohet nga futbolli e ndoshta dhe nga “Topi”, shkruan InfoMedia.

Lufta e ftohtë me të shkuarën në “Top Channel” dhe reforma në programacion, pritet të mos prekë vetëm disa formate show por dhe disa personazhe me të cilët është identifikuar ky televizion prej disa vitesh.

Për të shkuar më tej, marrëdhënia e Marinës me pronarët e Top Channel nuk është cënuar nga emisioni sportiv. Marina u injorua në spektaklin e fundit “Top Music Awards”, ku nuk pati asnjë moment mundësinë për tu bërë protagoniste në dhënien e ndonjë çmimi apo ndoshta dhe diçka më tepër se kaq.

Gjithashtu i dashuri i saj Getoar Selimi, injoroi këtë format show dhe në portale është shkruar shumë së fundmi për një tensionim të situatës edhe për këto rrethana nxitëse që afrojnë divorcin e biondes sexy me Top Channel.

Mbetet për tu parë se si do të rrjedhin ngjarjet. E sigurt është se reforma në “Top” do të bëhet dhe e sigurt është se largimi i Marinës të paktën nga futbolli është një alternativë që është diskutuar.

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit