7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Përjetim i hidhur – Më dhunoi pas një viti bashkë!

Me Tonin kishte kohë që isha njohur dhe ndihesha fort mirë. Por, një vit pas njohjes disi u egërsua. Më puthte me forcë, më përkëdhelte dhe duart e tij futeshin poshtë bluzës sime. U përpoqa t’i thosha jo, por nuk më la… duart e tij vazhduan t’më zhvishnin me dhunë. Forca ime nuk mjaftonte për ta bërë të ndalonte, as britmat e mia nuk i dëgjonte askush…

U dorëzova, ai bëri çfarë deshi me mua dhe unë nuk fola më. Mbeta si e vdekur, si një njeri pa jetë, pa ndjenjë, pa emocion. Isha aq e ngurtë, sa që edhe dhimbjen nuk e ndjeja. Më në fund, mbaroi. Ai më hodhi disa peceta që të pastrohesha, të pastroja gjakun që kishte rënë në karrigen e veturës. Më puthi në buzë dhe më tha se kaq ishte, nuk duhej të kisha frikë. Më tha se nëse unë nuk do të rezistoja gjithçka do të kishte qenë më e bukur, por herën tjetër do të ishte më mirë. Ai mendonte se pas kësaj do të kishte herë të tjera. Nuk mund t’u besoja veshëve. Unë me zor belbëzova fjalët: “Më ço në shtëpi”. Mirë, më tha, mos u mërzit. T’i e di që unë të dua dhe nuk ke arsye të mërzitesh, ne do të martohemi, do të jemi bashkë deri në vdekje. Këto fjalë më bezdisën dhe i lutesha t’më çonte në shtëpi.

Nuk pritja më mirë prej tij…
Më kthehu në qytet dhe më çoi me veturë diku afër shtëpisë sime. Ika pa thënë më asgjë dhe nuk i tregova askujt për atë që kishte ndodhur. Nuk e di pse, nuk e di pse heshta, ndoshta nga frika, ndoshta nga turpi, por tashmë kisha vdekur, nuk kishte më asgjë kuptim. Ai jo vetëm që ma kishte marrë virgjërinë, më kishte përdhunuar, por ma kishte thyer edhe zemrën, e cila deri atë ditë ishte e pastër si kristali, e mbushur me dashuri.
Nuk fola më me të, nuk i dhashë askujt shpjegime, as nënës, as motrës e as shoqeve të mia, të cilat më pyesin vazhdimisht çfarë kisha, pse kisha ndryshuar aq shumë, pse isha gjithmonë e heshtur dhe e mërzitur.
Tani kanë kaluar disa vjet nga ajo ngjarje dhe ende askush nuk di gjë për atë që ndodhi në rrugicën e humbur në periferi të qytetit. Nuk u besova më meshkujve, madje as të dashurit që kam tani. Edhe pse ai është kujdesur gjithmonë për mua, është përpjekur të kuptojë shpirtin tim, brendësinë time, nuk kam guxuar t’i besoj. E di që një ditë edhe ai do t’më zhgënjej, por tashmë jam mësuar dhe e di që nuk do të lëndohem njëlloj. /H./Kosovarja/

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Lajmet e Fundit