16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Përvjetori”, projekti më i ri nga Buraku dhe grupi ‘Fama’

grupi famaSukseset për Burakun dhe Grupin Fama ishin shumë të mëdha. Kështu theksojnë ata vetë, ndërsa thonë që së shpejti do të sjellin edhe një projekt të ri për të gjithë fansat e tyre. E kjo nuk është e tëra, ata janë duke u përgatitur edhe për disa projekte të reja me të cilat do të paraqiten gjatë festave të fundvitit

Ai muzikën e filloi qysh 6 vjeç. Pastaj kur ishte 15 vjeç e filloi për herë të parë me klarinetë muzikën popullore dhe këndimin nëpër dasma. Fjala është për Burak Vehapin. Ai ishte klarinetist i grupit Fama deri në 2012. E që nga viti 2008 vazhdon të jetë këngëtar dhe pjesë e këtij grupi. Në një intervistë për Tribuna, Buraku tregoi rreth planeve të tij, ku theksoi se së shpejti priten projekte të reja nga ai dhe grupi ‘Fama’.

Njëra ndër to është edhe balada e cila së shpejti do të lansohet edhe në kanalin muzikor ‘Youtube’.

“Unë jam edhe pjesë e grupit Fama, dhe kohët e fundit jam duke u marrë me shumë projekte të cilat do ti realizojmë në të ardhmen. Pjesë e këtyre planeve do të jetë edhe balada e re e cila do të publikohet së shpejti për të gjithë fansat. Gjithashtu së bashku me grupin jemi shumë të angazhuar me projektet e reja me të cilat do të prezantohemi për festat e fundvitit”, tha Buraku në fillim të bisedës.

Sezoni veror më i suksesshmi në karrierën muzikore

Sa i përket bashkëpunimeve Vehapi tha se për momentin nuk kanë ndonjë plan për bashkëpunim, por që janë të hapur nëse ndonjë i tillë do t’u vijë prej ndonjërit nga estrada jonë.

“Për momentin nuk kemi ndonjë plan për bashkëpunim, por gjithmonë bashkëpunimet për neve do të ishin të mirëseardhura”, theksoi ndër të tjera Vehapi.

Sa i përket verës që lamë pas Buraku tha se ishte njëra ndër verat më të suksesshme që ka pas ndonjëherë në karrierën e tij muzikore dhe atë të grupit.

“Sezoni veror që lamë pas, mund të themi se ka qenë më i suksesshmi në karrierën time muzikore dhe atë të grupit. Përveç mbrëmjeve rinore më shumë kemi qenë të angazhuar në ahengje të ndryshme familjare. Me të vërtetë jemi të privilegjuar që kemi qenë pjesë e këtyre ahengjeve. Edhe publikisht me shume respekt dua t’i falënderojë gjithë familjarët që na besojnë ftesën në ahengjet e tyre”, ka thënë Buraku.

E kur është fjala për përfitimet, duket se ky vit e sezoni dimëror ka lënë të kënaqur shumë këngëtarë nga estrada jonë. Këtë e ka shprehur edhe këngëtari Buraku, i cili ka thënë se ky ka qenë ndër vitet dhe sezonet më të suksesshëm.

“Natyrisht që jemi të kënaqur sa i përket përfitimeve (Faleminderit Zotit), por kënaqësia me e madhe e jona është përfitimi i madh i publikut , respekti që kemi nga ata që dëgjojnë muzikën tonë, mund të them që ky është përfitimi më i madh i yni këtë vit dhe natyrisht që jemi shumë të kënaqur dhe të privilegjuar”, tha Buraku në fund të bisedës.

Ndërsa pas suksesit me këngën e fundit e realizuar me këngëtaren Dafina Dautin, Burakun dhe Grupin Fama do të mund t’i gjeni për festat e fundvitit në disa nga qytetet e Kosovës si: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Istog.

Më Shumë

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Lajmet e Fundit