5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rrëfehet Zanfina: Ja pse u zhvesha!

Dafina Zeqiri-shpinaZanfina Ismaili sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Every Night”. Në videoklipin e këngës, ajo shfaqet “e nxehtë” dhe, siç sqaron për “RTV21”, ka vendosur të zhvishet si kurrë më parë.

“Pse të mos i tregoj bukuritë e trupit tim?!”, shprehet këngëtarja. Zanfina rrëfen edhe se është vetëm, pasi lidhja e saj e dashurisë mori fund gjatë pranverës së këtij viti.

Zanfina, cilat janë komentet e para të njerëzve mbi këngën tënde të fundit, “Every Night”?
Edhe pse kënga ka pak orë që është lançuar, deri tani kam marrë komplimente për këngën dhe për videoklipin, sidomos nga rrethi i ngushtë. Ndërsa sa u takon komenteve në rrjetet sociale apo në portale të ndryshme, ka pasur reagime nga më të ndryshmet, për arsye se unë jam paraqitur më e zhveshur apo më e ekspozuar se kurrë më parë. Po unë i mirëpres edhe kritikat (qesh).

Pse vendose që këtë herë të dalësh më e zhveshur?
Realisht është hera e parë që unë jam kaq shumë e zhveshur. Ka ndodhur para dy vitesh që një gazetar më ka kërkuar një foto timen me bikini dhe i kam thënë: “Po më vjen keq, por unë nuk kam foto të tilla. Por dhe sikur të kem, ato janë private dhe s’mund të t’i jap”. Ai u mërzit pak me mua. Këtë herë vendosa vetë. Ajo skenë e videoklipit ku unë shfaqem e zhveshur ka qenë ideja ime. Kur nisëm xhirimet, unë fola me produksionin dhe ia kërkova skenën siç e doja, duke ua shpjeguar me detaje. E di që jam shumë e zhveshur aty, por desha ta bëja, megjithëse nuk kisha ndonjë arsye konkrete se pse. Pse të mos e shfaqja bukurinë e trupit femëror, kur edhe skulptura e Afroditës është e zhveshur gati plotësisht, e mbuluar në pjesët më intime?!

Kur janë xhiruar pjesët e tjera të klipit dhe a ke dhënë udhëzimet e tua edhe për to?
Faktikisht, idetë kanë qenë të përbashkëta dhe të gjitha i kemi bërë me kompromis. Kam mbetur shumë e kënaqur, se kemi punuar të relaksuar dhe me energji pozitive gjithë kohën.

Ka nisur për ty sezoni i koncerteve, apo akoma?
Ndoshta pak me vonesë, por sezoni tashmë ka nisur. Tani koncertet fillojnë radhazi dhe unë jam shumë e lumtur. Më pëlqen shumë të punoj dhe më ka marrë malli për publikun.

Je e ftuar më shumë në Kosovë apo edhe në vende të tjera, për shembull në bregdet?
Datat e para që kam janë më së shumti në Kosovë, por gjatë gushtit besoj se do të jem edhe në Shqipëri apo në Maqedoni.
Tani koncertet kanë filluar të bëhen me disa këngëtarë njëherësh. Ti, preferon të jesh e vetme, apo nuk e ke problem?
Ka ndodhur edhe më përpara. Organizatori i koncertit më ka pyetur “a e ke problem nëse X këngëtar apo këngëtare do të jetë me ty në koncert” dhe unë i kam thënë se “janë 2 emra të Estradës me të cilët nuk flas, por dhe po qenë ata në koncert, prapë s’më prish punë (qesh)”. Unë i këndoj këngët e mia dhe kjo është çështje profesionalizmi. Në punë nuk mund të llastohesh. Këngëtari del në skenë që ta shohë publiku, pasi njerëzve nuk u intereson se çfarë ndodh prapa skenës, ndaj unë mundohem që të mos merrem me këto gjëra.

Do ketë projekte të tjera për verën, pasi në këtë stinë ka një dyndje materialesh të reja?
Po, është e vërtetë. Në verë çdo natë është premiera e një videoklipi. Unë këtë verë nuk kam në plan të realizoj projekte të tjera, pasi vetëm kjo këngë më ka marrë tre muaj punë intensive, megjithëse në fund dalin vetëm 3 minuta e 20 sekonda. Kam pasur shumë peripeci me këtë këngë dhe sa herë që do ta shikoj do të më kujtohen të gjitha.

Cilat janë ato?
Fillimisht isha lidhur me një tjetër produksion për ta realizuar videoklipin. Më pas më rezultoi se ata ishin shumë joprofesionalë, madje në fund u shfaqën krejt amatorë. Kështu, pas një muaji e gjysmë negociatash, mora telefonin dhe u thashë atyre disa fjalë që normalisht nuk do t’i kisha thënë. Pas kësaj vendosa të ndryshoj direkt produksion, dhe “EM” me të cilët punova ishin krejtësisht tjetër gjë: shumë të relaksuar, të hapur për bashkëpunim e profesionistë.

Po projekte për më vonë?
Besoj se nga shtatori do të ketë diçka, por ende nuk mund të flas me shumë siguri se çfarë do të jetë, duet apo këngë solo.

Pushimet, ku do t’i bësh? Ke kohë për to?
Faktikisht jo (qesh). As vjet në verë nuk kam bërë pushime. Sivjet nuk e di, ndoshta nga shtatori do të mund të shkëputem për disa ditë e të shkoj në bregdetet tona të bukura, Ulqin ose Shqipëri.

A je në një lidhje dashurie?
Deri nga shkurti-marsi kam qenë në një lidhje, por jo më.

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit