Këngëtari i njohur, Stresi, i kapur duke konsumuar kokainë në një lokal, thotë se nuk e ka blerë vetë atë.
I arrestuar nga policia, Arkimed Lushaj (Stresi), tha se kërkon të lirohet pasi nuk ka bërë asnjë shkelje.
“Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj”.
“Me miqtë e mi konsumoj drogë, kur e gjej”.
“Kokainën nuk e kisha blerë unë, e gjeta në lokal”.
“Kokainën e kishin sjellë disa djem për ta konsumuar”.
“Dua të lirohem se nuk kam bërë asnjë shkelje”.
Policia tha se Stresi u kap duke pirë kokainë.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi futet në telashe me forcat e rendit.