9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Suharekasi futet në ‘Big Brother’

Vesel Kurtishaj nga Grejkoci i Suharekës, u fut në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Big Brother Albania 8.

Është banori i parë nga Suhareka që është futur brenda edhe pse ai është prezantuar nga Prizreni.

“Ledioni e pyet ndër të tjera nëse do të tentojë të afrohet me ndonjë nga vajzat, duke qenë se është beqar dhe mjaft simpatik. Veseli i përgjigjet “ato që janë të zënë më interesojnë”.

Opinionistja e pyet nëse do të përdorë edhe ai nacionalizmin si një armë, brenda shtëpisë dhe ai i përgjigjet “nëse e shoh të arsyeshme edhe mundet”.

“Shpresoj që të thyesh mitin e Fatjonit” i thotë Opinionistja duke nënkuptuar se Fatjoni njihet si djali që është më i preferuari i vajzave brenda shtëpisë. Pas këtyre momenteve, Veseli, banori më i ri i BB8, niset drejt shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të nisur aventurën e tij. Mbetet për t’u parë se si do ta presin banorët e tjerë të shtëpisë”.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit