16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shpallet konkursi për projektet kulturore-artistike 2014

MKRS-objektiMinistria e Kulturës, para së gjithash, do të mbështesë projektet kulturore-artistike të cilat janë në përputhje me politikat e saj kulturore dhe të cilat duhet të realizohen brenda vitit 2014.

Ministria e Kulturës e Kosovës ka shpallur konkurs për projektet kulturore-artistike të vitit 2014. Pjesë e konkursi mund të jenë projektet individuale dhe grupore nga të gjitha fushat e artit siç janë festivalet, bienalet, panairet, ekspozitat dhe manifestimet tjera me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Drejtori i Departamentit për Kulturë në MKRS, Kamuran Goranci ka njoftuar se përmes këtij konkursi, Ministria e Kulturës, synon të mbështesë projekt-idetë me karakter profesional, të cilat i respektojnë standardet krijuese evropiane e botërore pastaj ato me karakter promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendorë në skenën artistike ndërkombëtare dhe stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative.

Përveq këtyre do të mbeshteten projekt- idetë me karakter tradicional, përmes të cilave do të promovoheshin vlerat e trashëgimisë sonë kulturore; inovativ, të cilat, me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre, paraqesin risi për ambientin tonë krijues; kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artistik si dhe ato me karakter praktik, përmes të cilave do të evidentoheshin dhe formësoheshin kapacitetet krijuese profesionale.

Sipas njoftimit, nga ky konkurs përjashtohen projektet filmike, të cilat mund të gjejnë shprehje në kuadër të konkursit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, si dhe botimet, të cilat mund ta shfrytëzojnë hapësirën në kuadër të konkursit të Këshillit të librit për botimin e librave.

Ministria e Kulturës, para së gjithash, do të mbështesë projektet kulturore-artistike të cilat janë në përputhje me politikat e saj kulturore dhe të cilat duhet të realizohen brenda vitit 2014, thuhet në njoftim.

Në vijim mund të gjeni të dhënat plotësuese për konkursin

http://www.mkrs-ks.org/?page=1%2C114

Më Shumë

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit