5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTET KULTURORE-ARTISTIKE PËR OJQ DHE INDIVIDË PËR VITIN 2019

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta / Ministry of Culture, Youth and Sports

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Kulturës i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe Individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:

  • Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respekojnë standartet krijuese europiane dhe botërore;
  • Promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendor në skenen artistike ndërkombëtare;
  • Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;
  • Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;
  • Inovativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin krijues;
  • Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artisitik;
  • Projektet lidhur me politikën e diversitetit kulturor dhe dialog nënkupton projekt propozimet nga komunitete jo shumicë, ndërsa projektet me karakter multietnik obligohen që përfshirja e personave të jetë së paku 50% nga komunitete jo shumicë;

2. OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: kinematografi, teatër, muzikë, arte vizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari.

  • Shuma e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve mund të jetë maksimum deri  në 20,000.00 Euro.
  • Shuma e mbështetjes financiare për projektet e Individëve mund të jetë maksimum deri në 5,000.00 Euro.

4. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën        22 janar 2019.

5. Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:

  • të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora;
  • të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.
  • Vertetimin që OJQ-ja nuk ka obligime tatimore (nga ATK).

6. Kriteret e përgjithshme për Individët:

  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

7. Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • a posedon OJQ-ja, respektivisht Individi, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë)
  • a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat të ftesës publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon ftesa publike?
  • a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti (1) projekt në kuadër të kësaj ftese publike. Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 31 dhjetor 2019.  

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe Individët që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës. OJQ-të dhe Individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ dhe Individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ dhe Individi nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ, respektivisht Individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e MKRS-së: www.mkrs-ks.org.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected]

Më Shumë

Për 24 orë konfiskohen 20 patentë shoferë

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë. Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, nga 527 pika kontrolli...

Zhduket një grua në Dragash

Një person ka raportuar se nëna e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti mësohet të ketë...

Lajmet e Fundit