8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Shpjegim jo i kënaqshëm për pasthirrmat në gramatikat tona

Shkruan: Prof. Gani Rudaj

Ne gjatë të folurit ose të shkruarit përdorim pjesë të ndryshme të ligjëratës. Secila fjalë e përdorur mbështetjen e ka në kuptimin e saj logjik. Për t’i kuptuar këto fjalë në aspektin logjik, neve na ndihmon shkenca e quajtur gramatikë.
Gramatologjia është shkencë që me parimet e saja themelore e bën të mundshme hartimin e një gramatike. Sa për të kujtuar se fjala gramatikë rrjedh nga gjuha greke që në gjuhën tonë do të thotë mjeshtëri e të shkruarit.

Ajo është tërësia e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë dhe të lidhjes së tyre në fjali. Gramatika gjithashtu është degë e gjuhësisë që studion këto tërësi rregullash dhe përbëhet nga fonetika, morfologjia dhe sintaksa.

Është lëndë mësimore e cila jep njohuri të mbëhishme të kësaj shkence nëpër shkolla për nxënësit dhe studentët. Ata që merren me këtë shkencë quhen gramatikanë.

Me një fjalë ata janë mësues ose dijetarë që merren me studime në fushën e gramatikës. Duhet të përmend se fusha e kësaj shkence është e thellë sa një oqean. Ajo në vetvete i ka fshehtësitë e veta ende të pazbuluara, prandaj detyra e mirëfilltë e secilit gjuhëtar është që të merret me shumë seriozitet dhe përpikëri maksimale me këto probleme të pazbuluara.

Gjatë leximit të librave gramatikore, kam vërejtur se hartuesit e tyre kanë bërë një punë të kënaqshme në shpjegimin e fonetikës dhe sintaksës. Mirëpo, sa i përket fushës së morfologjisë mendoj se nuk është bërë një punë e mjaftueshme.

Ka mungesa në të shpjeguarit të disa elementeve gramatikore, të cilat do t’i përmend në vazhdim të këtij punimi. Në librat e morfologjisë, autorët thonë se pjesët e ligjëratës ndahen në dy pjesë, në të ndryshueshme dhe në të pandryshueshme.

Në pjesët e ndryshueshme të ligjëratës bëjnë pjesë: emri, mbiemri, përemri, numërori dhe folja. Këtu autorët nuk e kanë cekur nyjën.

Për këto pjesë të ligjëratës jepet një shpjegim i kënaqshëm.

Në pjesët e pandryshueshme të ligjëratës bëjnë pjesë: ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma.
Problemi sipas mendimit tim qëndron në hapësirën shpjeguese të pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës.
Autorët e librave gramatikore këtyre u japin shumë pak hapësirë shpjegimi.

Për mendimin tim kjo hapësirë e të shpjeguarit të këtyre pjesëve të ligjëratës nuk është e mjaftueshme, kur dihet se për këto pjesë kemi materiale të bollshme për të shkruar.

Jam i mendimit që pjesët e pandryshueshme të ligjëratës janë anashkaluar në shpjegimet e tyre nga hartuesit e gramatikave. Në këtë punim do të merrem me disa probleme të pasthirrmave. Fjalët që shërbejnë për të shprehur ndjenjat e folësit ose për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, quhen pasthirrma. Pasthirrmat mund të jenë emocionale dhe urdhërore.

Autorët shpjegojnë se pasthirrmat emocionale shprehin ndjenja të ndryshme të folësit, si p.sh. gëzim, kënaqësi, entuziazëm, adhurim. Të gjitha këto pasthirrma janë të shfaqura me shembuj. Pastaj kemi pasthirrma që shfaqin pakënaqësi, keqardhje, dëshpërim, mërzitje. Kemi pasthirrma që shfaqin habi, befasi. Edhe ky grup i pasthirrmave u paraqit me shembuj.

Sa i përket pasthirrmave urdhërore që shprehin dëshirën e folësit, i ndajmë në: a) thirrje; b) urdhër, nxitje ose lutje; përshëndetje, mirënjohje, urim, p.sh. mirëdita, mirëmbrëma, tungjatjeta, e ndonjë tjetër.

Te këto pasthirrma është një problem që as Fjalori Drejtshkrimor nuk e përmend se pasthirrmat mirëdita, mirëmbrëma e tungjatjeta mund të përdoren edhe në numër shumës, i cili është: mirëditani, mirëmbrëmani e tungjatjetani. Pastaj në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe jepet një shpjegim për pasthirrmën BRE.

Në Fjalor jepet shpjegimi se kjo pasthirrmë përdoret kur i drejtohemi dikujt. Pastaj thuhet se përdoret për të përforcuar shprehjen e një habie ose të një çudie. Të gjitha këto demonstrohen me shembuj. Këtu është një lëshim i autorëve të gramatikave dhe fjalorëve se këta nuk e kanë vërejtur se pasthirrma BRE në shumicën e shembujve mund të zëvendësohet me foljen TË LUTEM. Kur të bëhet zëvendësimi me këtë folje, kuptimin logjik fjalia nuk e humb. P.sh. Eja bre më shpejt! Eja TË LUTEM më shpejt! Këso shembuj mund t’i gjejmë me qindra. Kam mendimin se për hartimin e librave të gramatikës dhe të fjalorëve nuk duhet të merren grafomanët.

Grafomania është një sëmundje e njerëzve për të shkruar pa marrë parasysh cilësinë dhe përmbajtjen e shkrimit.

Grafomanët nuk e kanë vendin aty. Shkenca e gramatikës nuk i duron. Shpresoj se në të ardhmen e afërt do të shkruhet një libër i gramatikës, i cili do të jetë më i kompletuar dhe më i kapshëm si për nxënësit, ashtu edhe për studentët.

Më Shumë

Vajza “bisedon” me nënën e vdekur duke përdorur inteligjencën artificiale, thotë se rezultatet ishin të “frikshme”

Pas vdekjes së nënës së saj, Sirine Malas ishte e dëshpëruar për një rrugëdalje për të tejkaluar pikëllimin e saj, shkruan Sky News. “Kur jeni...

Ky është çifti i moshuar që u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec

Një grua dhe një burrë janë gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec. Policia ka bërë...

Lajmet e Fundit