16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shtohen kërkesat për qasje në dokumente zyrtare në Prizren, Haskuka i quan absurde dhe sheh se “zgjedhjet janë afër”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka quajtur absurde kërkesat e shumta për qasje në dokumente publike të bëra së fundi.

Sipas tij, një gjë e tillë ndodhë kur zgjedhjet janë afër.

“Si po duket zgjedhjet janë afër! Vitin e kaluar, para shpalljes së zgjedhjeve në nivelin qendror, si qeverisje lokale u përballëm me kërkesa enorme për qasje në dokumente dhe informata, siç po ndodh edhe tani. Vetëm në periudhën shtator-nëntor nga mediat, portalet dhe OJQ-të kemi pranuar rreth 270 pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente zyrtare,” tha ai.

Këto kërkesa janë edhe më absurde, duke pasur parasysh që të gjitha dokumentet zyrtare, duke përfshirë edhe njoftimet për kontrata, për dhënie apo anulim të kontratës, por edhe të gjitha kontratat e lidhura me operatorët ekonomik janë të publikuara në ueb-faqen e Komunës së Prizrenit!,” ka thënë Haskuka.

Tutje Hakskuka ka folur edhe për kopjim të këtyre dokumenteve duke u tallur me pozitën si ‘zyrtar i lartë për fotokopje’.

“E më tej, mos të flasim për dokumentacionet që kopjohen nga hetuesia!
Tash po e kuptoj se pse në disa institucione ka “zyrtarë të lartë për fotokopje”,” ka shtuar tutje i pari i Prizrenit.

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit