21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shtrohet me urgjencë në spital ish presidenti i FIFA-s

Sepp Blatter, ish presidenti i FIFA-s nga viti 1998 deri në vitin 2015, është shtruar me urgjencë në spital, transmeton Insporti.

Blatter, i cili është 84 vjeçar, është shtruar në spital me një gjendje serioze por që besohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Ish presidenti i FIFA-s, ka pasur viteve të fundit probleme me shëndet, dhe ishte edhe në kujdes intensiv në vitin 2015, kur sistemi imunitar i tij kishte kolapsuar.

Muaj më parë, Blatter konfirmoi për THE ATHLETIC, që ishte infektuar me Covid 19, por që ishte rikuperuar plotësisht nga virusi vdekjeprurës.

Më Shumë

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Lajmet e Fundit