30 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Shumica e bizneseve ende pa arka fiskale

Shumica e bizneseve që operojnë në tregun e Kosovës, ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së institucioneve kompetente për t’u pajisur me arka fiskale. Edhe pse ky proces ka filluar para një dekade, sipas të dhënave zyrtare, rezulton se as gjysma e tyre nuk janë fiskalizuar.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, janë të regjistruara rreth 200 mijë biznese. Deri më tash, procesin e fiskalizimit e kanë përfunduar rreth 33 mijë biznese me mbi 42 mijë pajisje elektronike fiskale.Pajisja me arka fiskale të subjekteve afariste, kishte filluar si proces në vitin 2010 dhe qëllimi ishte evitimi i evazionit fiskal, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet (shitjet).

Drejtori përgjithshëm në Administratën Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, thotë se në shifrën e përgjithshme të bizneseve të regjistruara ende figurojnë edhe bizneset e shuara. Në bazë të të dhënave të ATK-së, Murtezaj thotë se ekzistojnë mbi 88 mijë tatimpagues.Në kuadër të kësaj shifre llogariten edhe mbi 30 mijë persona fizikë.Ai thotë se procesi i fiskalizimit do të jetë prioritet i Administratës Tatimore për vitin 2020, në mënyrë që të këtë trajtim të barabartë për të gjitha bizneset.

“Ky numër rreth 33 mijë tatimpagues të fiskalizuar janë pjesa dërmuese e bizneseve të mesme dhe të mëdha. Kurse pjesa tjetër që ka mbetur pa u fiskalizuar, janë biznese të kategorisë se vogël. Mirëpo, si do që të jetë, do të zbatojmë në tërësi ligjin dhe do të detyrojmë të gjithë ata që janë të obliguar të fiskalizohen, sepse ka edhe tatimpagues të tillë që ligji nuk i obligon të fiskalizohen, nëse nuk përdorin para të gatshme”, tha Murtezaj.
Edhe zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë konfirmojnë se bizneset e shuara nuk largohen nga regjistri i bizneseve.

Bajram Shala, zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, tha se numri i përgjithshëm të bizneseve të shuara është mbi 25 mijë. Nga ky numër, vetëm vitin e kaluar, veprimtarinë e tyre biznesore e kanë ndaluar rreth 1800 biznese.Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se mospërdorimi i arkave fiskale ndikon në rritjen e ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal.Lekë Musa, ekspert për çështje ekonomike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se mungesa e këtyre pajisjeve reflekton në mungesën e transparencës financiare dhe njëherësh, krijon konkurrencë jo të drejtë në tregun e Kosovës.

“Ky problem është multidimensional, nuk ka të bëjë vetëm me pajisje me arka fiskale, por ka të bëjë me çështjen e raportimit të drejtë të bizneseve për të hyrat dhe qarkullimin e tyre, që më pas duhet të ndërlidhet me pagesat e tatimit përkatës, që i takon bizneseve”, tha Musa.Në raportet vendore dhe ndërkombëtare në vazhdimësi theksohet se ekonomia joligjore në Kosovë përbën më shumë se 30 për qind të bruto produktit vendor, që përkthyer në shifra është rreth 1.8 miliard euro në vit.Në rast të mosinstalimit të pajisjeve elektronike fiskale, sipas Ligjit për Administratën Tatimore të Kosovës, çdo person i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një mijë euro për çdo shkelje të tillë.

- Advertisement -

Më Shumë

Mustafa: Pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se, pas propozim aktakuzës nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Kosova...

Masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 hyjnë në fuqi nesër

Kufizimi i lëvizjes, e mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit do të fillojë nesër. Kështu shkurt ka njoftuar...

U shpall i vdekur, çfarë ndodhi pas dy muajsh i habiti të gjithë

Kinezi Jiao (43), kur mjekët e shpallën si të vdekur, u kthyen në shtëpi i gjallë, gjë që tronditi familjarët e tij. I ndjeri u...

Adelina Berisha zgjedh resortin luksoz ‘Grande Blue Fafa’ për të kaluar pushimet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka nisur pushimet këto ditë në Shqipëri. Si destinacion të pushimeve të saj, artistja ka zgjedhur resortin luksoz ‘Grande...

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Këto ditë, edhe në territorin e Komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje shirjeve. Korrjen e grurit sot e ka parë nga afër...

Hasi drejt një klubi të madh, interesim nga Turqia

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e një klubi të madh. Sipas gazetës “Arriyadiyah”, Hasi po ndiqet me interes nga skuadra e Feneberbahce, me...

Prizrenasit hajnat i vjedhin arin

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga...

Ennio Morricone në intervistën e fundit: Kam qarë vetëm…

“Kam qarë vetëm dy herë në jetën time, njëherë për “Mission” dhe për Papë Françeskun”. Këto kanë qenë fjalët e kompozitorit të njohur italian...

Vidhen 40 metra rrethoja të metalta në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka raportuar se në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë vjedhur rreth 40m rrethoja të metalta të autostradës,...

Bileta falas për të nxitur turistët që zgjedhin Krujën

Ministria e Turizmit e Shqipërisë dhe bashkia e Krujës kanë nënshkruar marrëveshjen që i dhuron operatorëve turistikë 5000 bileta me vlerë 0 lekë për...

Konfiskohet arma që dyshohet se u përdor në plagosjen e një personi në Suharekë

Policia në Suharekë ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është plagosur një person në fshatin Mushtisht. “Lidhur me rastin është konfiskuar një armë...

Zjarr në Malishevë, digjen dy ara me grurë

Një zjarr ka kapluar dy ara në fshatin Bubavec të Malishevës, transmeton PrizrenPress. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të premten rreth orës...

Vijnë në jetë 16 fëmijë në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 16 fëmijë, shkruan PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit,...

Për Madonnën vitet janë thjesht numra, 61-vjeçarja pozon ‘topless’

Ikona e muzikës pop, Madona vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj publike. Së fundmi, 61 vjeçarja ka marrë vëmendje teksa ka pozuar...

Rekord në Kosovë: Sot 195 raste të reja, 7 në Prizren

44 TË SHËRUAR DHE 195 RASTE ME COVID-19! Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Juventus hedh sytë nga bomberi i Premierligës

Klubi i Juventusit ka disa kohë që flitet se do të afrojë një sulmues në merkaton e verës. Emra si Cavani, Dzeko apo dhe...

Lajmet e Fundit

Për një javë, 39 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Për një javë në Kosovë janë shënuar 39 raste të vdekjes, si pasojë e virusit COVID-19.Nga 58 vdekje sa ishte numri me datën 3...

Aktakuza, dëshmia në Hagë dhe tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi

Bedri Islami Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të...

Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me...

Thahet ujëvara e Mirushës (VIDEO)

Ujëvara e Mirushës ka mbetur pa ujë sivjet. Në disa video të dërguara nga lexues të Klan Kosovës shihet se ujëvara që tërheq shumë turisë...

Lot e dhimbje: Boshnjakët varrosin edhe nëntë trupa të gjetur nga Masakra e Srebrenicës

Myslimanët boshnjakë e kanë mbajtur një ceremoni përkujtimore për ta shënuar 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës – tragjedisë më të madhe njerëzore në Evropë...