10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Berisha: S’ka zgjedhje, kemi të bëjmë me opozitarizëm të thatë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerësuar për “Zërin” se nisma e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë nuk është aspak serioze, porse është vetëm një opozitarizëm i thatë.

Rrethanat në të cilat ndodhet Kosova aktualisht sipas tij paraqesin tregues të qartë se as këtë vit nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Madje siç Berisha ka deklaruar, nuk ka asnjë arsye për ta votuar mocionin e opozitës për rrëzim të Qeverisë. “Nuk shoh arsye për ta votuar ndonjë mocion të opozitës, sepse kërkesa e tyre është shumë meskine dhe nuk tregon se mund të vijë një qeveri ndryshe”, ka theksuar ai, shkruan Gazeta “Zëri”.

Nisma, sipas deputetit Berisha, do ta votonte mocionin vetëm atëherë kur do të vinte në një përfundim të atillë që qeveria aktuale është duke e dëmtuar shtetin, si dhe të sigurohej se pas zgjedhjeve në pushtet do të vinte një qeveri e re premtuese./ZËRI

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit