12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Malisheva kremton 20-vjetorin e çlirimit

Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme shënoi 20-vjetorin e çlirimit të saj dhe Ditën e dëshmorëve.

Gjatë aktiviteteve të sotme, është përuruar kompleksi memorial në Burim, në nderim të të vrarëve në masakrën e Burimit, ndërsa në manifestimin qendror, janë ndarë edhe çmimet tradicionale, që ndanë komuna për çdo vit me rastin e shënimit të 16 qershorit.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e Malishevës, në të gjitha periudhat të përpjekjeve kombëtare për liri dhe pavarësi.

“Të gjitha këto përpjekje, janë kurorëzuar me daljen e UÇK-së dhe luftën e saj të lavdishme, e cila solli edhe fitoren dhe lirinë e vendit”, tha Begaj.

Ai më pas foli për dëshmorët e kombit, për sakrificën e popullit shqiptar, e në veçanti të trevës së Malishevës dhe kontributin e Malishevës, në luftë. Po ashtu foli edhe për zhvillimin  dhe përpjekjet për rritjen e mirëqenies që qytetarëve, gjatë këtyre 20 viteve në liri.

Ndërsa ministri i MPMS-së, Skënder Reçica, foli për përkrahjen që gëzon sot Malisheva nga niveli qendror, e në mesin e kësaj përkrahjeje ai përmendi edhe Qendrën e Banimit Social, që është duke u ndërtuar në bashkëfinancim me Komunën e Malishevës.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, foli Metush Kryeziu, i cili gjithashtu kujtoi sakrificën e dëshmorëve dhe luftën e UÇK-së.

“Këto festime për ne veteranët janë të mangëta, pasi na mungojnë shumë bashkëluftëtar, të cilët ranë dëshmorë, e disa tjerë kanë vdekur gjatë këtyre 20 vjetësh”, ka thënë Kryeziu.

Pas këtyre fjalimeve, Kryetari i Komunës së Malishevës, i ka shpërnda edhe çmimet që Komuna e Malishevës, ndanë me rastin e 16 Qershorit.

Çmimi “Imer Krasniqi” për trimëri dhe heroizëm, ju nda veteranëve luftëtar të UÇK-së, Metush Kryeziu dhe Muhamet Begaj. Çmimi “Hamdi Berisha”, për kontribut në shkollën shqipe, ju dha Hanife Gashit dhe Ismet Mazrekut. Çmimi “Dr.Shpëtim Robaj”, për kontribut në shëndetësi, ju dha Naim Kryeziut dhe Ragip Morinës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka ndarë mirënjohje edhe për humanistin Halil Kastrati, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë, në Komunën e Malishevës.

Më pas, janë bërë nderime para shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në sheshin e dëshmorëve në Malishevës, si janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz.

Aktivitet për shënimin e 16 qershorit do të përmbyllen me koncertin tradicional dhe ndezjen e fishekzjarrëve.

Më Shumë

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit