9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

P.Peter Leutenstorfer- pedagogu gjerman që ndihmon arsimin në Kosovë

Shkruan: Enver Sulaj

Rrëfimi për P.Peter Leutenstorfer, një pedagog me përvojë të gjatë nga Gjermania, i cili sivjet kremton ditëlindjen e 90-të, është një histori më vete, jo vetëm e përkushtimit të tij për dijen dhe arsimimin, por edhe shembull i një pedagogu që mbetet model për të gjithë, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Kosovë. Rrëfimi për të fillon me gjimnazin “Loyola” në Prizren, shkollë e cila u themelua në vitin 2005, ndërsa P. Leutenstorfer për kaq vite ka fuqizuar dhe ka mbikëqyrur funskionimin e departamentit të gjuhës latine në këtë shkollë. Në një rrëfim të rrallë, ai shpalos detaje nga jeta dhe veprimtaria e tij arsimore e gjatë.

I lindur në vitin 1928, ai ishte ushtar që në moshën 15 vjeçe, i burgosur lufte në moshën 17 vjeçe dhe më pas ka mbaruar shkollën e mesme për të hyrë në rendin e jezuitëve. Kjo u pasua nga gjashtë semestra të studimeve të filozofisë, dy vjet praktikë si mësues i gjermanishtes dhe latinishtes, tetë semestra të teologjisë dhe prapë tetë semestra gjermanisht, latinisht dhe greqisht.

Pas studimeve, ai u bë mësues i gjuhës gjermane, latine dhe greke në kolegjin St. Blasien në Schwarzwald, pesë prej të cilave edhe në Dresden. Gjatë kësaj kohe, ai ka udhëhequr rregullisht shfaqjet teatrore me nxënësit (regjinë). “Në atë kohë P. Walter Happel ishte drejtori im në St. Blasien dhe ai më kërkoi të vija në Kosovë për të ndihmuar mësuesit e ardhshëm të gjuhës latine, ndërsa gjimnazi „Loyola“ nuk ishte hapur akoma“, thotë P. Leutenstorfer.
Duke folur për rëndësinë që ka gjuha latine, ai thotë se të gjithë nxënësit duhet të marrin mësime latine, por mësuesit e ardhshëm në këtë gjimnaz kishin mësuar pak latinisht, ndërsa një studim të plotë ne gjuhën latine në universitet nuk kishte pasur për ta. Libri i paraparë ishte gjermanisht, ndërsa gjuha me të cilën ne ishim në gjendje të komunikonim me ta ishte gjuha frënge. Ky fillim ishte pak i vështirë, por i suksesshëm, sepse të gjithë ishin me shumë zell aty. Më vonë, kolegët ishin në gjendje të përmirësonin latinishten e tyre dhe gjithashtu të fitonin përvojë mësimore kur vizitonin gjimnazin St. Blasien.

Gjuha latine nuk është luks apo kohë e humbur për nxënësit kosovarë: një e katërta deri një e treta e fjalorit shqip vjen nga latinishtja; ajo kishte pushtuar luginat e Shqipërisë dhe të Kosovës me kulturën romake nëpërmjet Ilirisë. Gjuha latine është pjesë e vetë imazhit (identitetit) të shqiptarëve dhe kosovarëve. Përfitimet e menjëhershme të kësaj gjuhe nuk janë menjëherë të dukshme (përveç në mjekësi dhe jurisprudencë). Por përkthimi i teksteve nga një gjuhë e lashtë në gjuhën e vet moderne trajnon të menduarin (pamja e saktë- një tipar shumë i ngjashëm me jetën për të gjitha tiparet që kanë të bëjnë me të), e thekson vëmendjen ndaj gjuhës së vet.

Në përvojën time në Gjermani, thotë ai, studentët që kanë mësuar siç duhet latinisht, shkruajnë ese më të mira në klasat e larta, sepse ata i kushtojnë më shumë vëmendje gjuhës amtare përmes latinishtes. Latinishtja është natyrisht edhe një mundësi e favorshme për të mesuar gjuhë të huaja moderne, veçanërisht gjuhën italiane, spanjolle, rumune, frënge.

Duke folur për rëndësinë e gjuhëve klasike në përgatitjen e kuadrove të reja shkencore, ai thotë se është i rëndësishëm fakti se gjithmonë ka njerëz në Evropë që dinë të flasin gjuhën greke të vjetër, sespe djepi i teatrit, poezisë dhe historisë qëndron në Greqi. Kuptimi i domosdoshëm e mban greqishten për teologjinë, sepse libri i shenjtë “Dhjata e Re” është shkruar në gjuhën greke. Rëndësia që i jepet mësimit të latinishtes në Gjermani, ndryshon: Ajo rritet dhe ulet në masë të madhe dhe vazhdimisht kërkohen mësues te gjuhës latine. Në gjimnazin “Loyola”, latinishtja tashmë ka një qëndrim të forte, siguria e mësuesve është rritur dhe nxënësit fillojnë të ndryshojnë nga të mësuarit e dhënë, për të kërkuar vetë dhe për të gjetur kuptimin e teksteve.

P. Leutenstorfer gjatë karrierës së tij është marrë me përkthime nga latinishtja dhe greqishtja. Për mua, thotë ai, latinishtja ka dhe një tjetër kuptim: Në kohën e punës sime në teatër (rreth tridhjetëvjeçare) kam përkthyer pjesë teatrale të barokut dhe i kam shfaqur me nxënësit (në një masë të vogël edhe në latinisht). Ndonjëherë më kërkohet që të përkthej tekste liturgjike dhe historike. Ish-nxënës dhe të tjerët më kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që të korrigjoj tezat e tyre të doktoratës dhe tekstet që dalin nga kolegji shpesh përfundojnë në tryezën time- madje edhe “Vjetari” i gjimnazit “Loyola”.

Duke folur për arritjet e gjimnazit “Loyola”, ai thotë se që nga fillimi, të gjithë përgjegjësit dhe i gjithë stafi i shkollës janë përpjekur të arrijnë nivelin ndërkombëtar dhe janë në rrugë të mirë për të. Mësimet zhvillohen rregullisht dhe përgatiten mirë. Klima në klasa është miqësore dhe pothuajse të gjithë nxënësit janë shumë të interesuar dhe të gatshëm për të mësuar. Nxënësit që duan të vijnë në këtë shkollë duhet të sjellin interes dhe gatishmëri për të mësuar dhe të jenë të përgatitur që përvetësimi i njohurive gjithashtu do të thotë punë.

Ata duhet të kuptojnë se suksesi i mësimit është një përpjekje kolektive e të gjithëve, pra të ndihmojnë dhe të u ndihmohet (por në mënyrë të ndershme!).

Ajo që mua më duket pak e zhvilluar është përfshirja aktive me gjuhën amtare, thotë P.Leutenstorfer. Njerëzit e arsimuar duhet ta duan gjuhën e tyre amtare. Që nga fillimi, nxënësit do të duhet të shkruajnë vetë tekstet e tyre, nga storiet e deri tek esetë. Kjo do të thotë që studentët duhet të lexojnë më shumë dhe mësuesit duhet të korrigjojnë më shumë. P.Leutenstorfer thotë se është gjithmonë i kënaqur me mirësinë dhe përzemërsinë me të cilën e mirëpresin në gjimnazin „Loyola“, dhe jo vetëm nga kolegët. Nxënësit janë gjithashtu miradashës të sjellshëm dhe të gatshëm për ndihmë: ata përshëndesin dhe nxitojnë për të ofruar një karrige gjatë vizitave në klasë – edhe atëherë kur për vete nuk do të kishin një të tillë. Për veten time nuk ka pension; ndihmoj deri sa të jem i dobishëm, ndërsa ardhja në Kosovë është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua, thotë në përmbyllje P. Lutenstorfer.

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Lajmet e Fundit