16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren: Shtëpia që reflekton arkitekturën tradicionale

Në lagjen “Saraçhane” të Qendrës Historike të Prizrenit, shtëpia e familjes Pomaku shquhet si simbol i arkitekturës tradicionale të banimit. Njashtu e ruan me ligj dhe e prezanton shteti i Kosovës. Si të tillë e bart barrën kryesore për ta ruajtur edhe familja që e trashëgoi brez pas brezi këtë objekt të ndërtuar në shekullin XVIII.

Fikret Mustafa është tash kryefamiljar. Nga çardaku i bukur e madhështor i shtëpisë së tij të vjetër ai e pranon këtë barrë si përgjegjësi, shkruan Koha Ditore.

“Meqë më ka mbetur mua, unë si obligim e kam parë që ta ruaj, aq sa kam mundësi. Sa nuk mundem, sigurisht se do të kërkoj zgjidhje tjetër”, thotë Mustafa, që rolin parësor për këtë thotë se duhet ta ketë shteti.

“Ndihma e institucioneve shtetërore të trashëgimisë është parësore që kudo në Kosovë, çdo objekt të vjetër që jep një pasqyrë të mënyrës së jetesës së një kohe, të ruhet dhe të mbrohet si trashëgimi kulturore, si një arritje kulturore në një epokë e në një vend nga një popull”, thotë ai.

Vjetërsia në pamje të parë

E derisa thotë se e ruan me kujdes, Mustafa në detaje përshkruan historinë dhe lidhjet e monumentit me banorët e saj gjatë viteve. Ndalet veçmas te mënyra e jetesës dhe ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur. Thotë se nuk dihet se kush e ndërtoi shtëpinë, e as data e saktë e ndërtimit të saj, derisa është në gjendje që të emërtojë pos tij edhe pesë breza trashëgimtarësh

Më Shumë

Lajmet e Fundit