10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Rrahje masive mes dy familjeve në Prizren, përfshihen edhe gratë

Një rrahje masive ka ndodhur mes dy familjeve në Prizren ditën e djeshme, shkruan PrizrenPress.

Shtatë persona, pesë meshkuj dhe dy femra, janë përfshirë në rrahje që ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.

Policia përmes raportit 24 orësh bënë të ditur se të dyshuarit dhe një viktimë femër kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit