11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Sefer Saramati rrëfen për sakrificën e Dobrushtit

Kandidati i Vetëvendosjes për Kuvend të Prizrenit, Sefer Saramati, thotë se përpjekjet për liri e pavarësi të Kosovës nuk kanë reshtur. Në vitin 1979 nga të rinjtë e Dobrushtit u hodhën parullat e para ” Kosova Republikë ” si dhe hedhja në lumin Drin e fotografive të Titos.
“Me atë rast janë arrestuar dhe burgosur të rinjtë nga ky fshat si: Ruzhdi Saramati, Agim Saramati ( tani i ndjerë ), Sami Saramati, Ryshen Saramati e Nexhat Saramati si dhe Maksut Saramati i cili u denu me 12 vjet burg në mungesë. Në këtë kohë në mbarë Kosovën ka patur gjithsej 55 të burgosur”, tregon ai.

Gjatë luftës së fundit fshati u dogj i tëri për së dyti, ndërsa fshatarët u kyqën në radhet e UÇK-ës. Në këtë luftë ranë dëshmor, Gani Saramati e Sali Saramati. Fshati u rindërtua edhe më i madh e më modern, me ujë të pandërprerë, por me rrugë dhe kanalizim të pa përfunduar. Oborri i shkollës dhe tereni sportiv i pa asfaltuar. Gjitha këto vështirësojnë mbajtjen e pastërtisë së objektit të shkollës edhe pse duhet theksuar se ai mirëmbahet shkëlqyeshëm. Për fat të keq ka gjithnjë e më pak nxënës, përshkak të largimit të banorëve nga papunësia në vend.

Nëntori i vitit 1912 është muaji kur shqiptarët me sakrifica të mëdha e shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Ato ditë të ftohta dimri ushtria serbe vërshoi rrugëve të Kosovës. Rruga drejt Prizrenit për në Kukës me fshatrat përreth tronditeshin nga ushtria e egër serbe, e cila, kur hyri në grykën e Lumës, pësoi humbje të mëdha. Shqiptarët u organizuan mirë për mbrojtje të atëdheut. Në këto luftime të përgjakshme ushtria serbe pësoi humbje prej 12 mijë ushtarësh.

Pas humbjes, ushtria serbe filloi hakmarrjen në fshatrat Vërmicë,Shkozé, Dobrushtë, etj. Nuk kursenin as fëmijë, as gra e pleq vetëm e vetëm që t’ju dorëzohej Isa Boletini. Isai ishte strehuar në fshatin Dobrusht. Nga këtu Hajdar Saramati e kishte qitur përtej Drinit të Bardh në rajonin e Hasit në fshatin Plane.

Për këtë arsye fshatin Dobrusht sërbët e dogjën të tërin dhe masakruan 34 veta, në mesin e të cilëve edhe mulla Hajdar Saramatin të cilin e maltretuan veçanërisht.

Pashtriku dhe Koritniku ende e mbajnë të freskët kujtimin për 34 viktimat e para 84 vjetëve. Ndërsa Drini i Bardhë që ndan këto dy bjeshkë të përvuajtura, dhimbshëm ecën shtratit të vetë dhe sa herë që vjen nëntori i lëshom gjëmë… Buzë Drinit, shkëmbi i thepisur në lartësi prej 200 metrash mbi Dri gjithnjë rri i patrembur dhe shkëlqen si një përmendore e gjallë e Hajdar Saramatit. Në çdo vit në këtë shkëmb Dobrushtasit në muajin nëntor, për nderë Festës së Flamurit, e përkujtojnë vdekjen e trimit të tyre dhe organizojnë manifestime kulturore.
Në vitin 1912, Dobrushti kishte 16 shtëpi, kurse sot ka mbi 60 me afro 500 banor kurse nja 30 familje janë shpërngulur në qytet. Atë botë askush nuk ka besuar se përsëri do të jetohet në këtë fshat të djegur tërësisht, por ja që sot ky është shtrirë gjërë e gjatë është disa fish më i madh me shtëpi e banor shqipëtar.

Me të hyrë në fshat shihet se Dobrushtasit janë punëtor të mëdhenjë. Meqë toka pjellore është e mëngët, jeta e tyre është e lidhur ngusht me jetën mërgimtare. Ata i ndihmojnë njëri-tjetrit sa herë paraqitet nevoja. Jetojnë në harmoni të plotë, sikur të ishin anëtarë të një familjeje. Karakteristikë e këtij fshati është se nuk kanë ndodhur ngatërresa,as më të voglat.

Fal aktivitetit të madh edhe rezultatet nuk mungojnë. Në ndërtimin e shkollës së re dhe të ujësjellësit mbajnë përparimin e më të dalluarve në këtë anë.

 

Brenda këtyre pesë vjetëve ka filluar punën shkolla e re katërklasëshe e ndërtuar me vetëkontributin e fshatarëve. Sefer Avdyl Saramati fali afër 40 ari tokë për ndërtimin e kësaj shkolle. Janë të organizuar mirë në mirëmbajtjen e rrugës,( 1,5 km),që lidh fshatin me asfaltin që shpie drejtë në Vërmicë dhe kufi. Dobrushtasit janë më të organizuar jo veç në ndërtim të infrastrukturës, por edhe në fushat e tjera të jetës. Dallohen në realizimin e aspiratave kombëtare.

Puna e tyre organizohet përmes asociacioneve që egzistojnë në këtë fshat. Përveq partive politike veprojnë edhe shoqata humanitare “Nëna Tereze” dhe nënkëshilli për vetëfinancim. Edhe në këtë situatë të rëndë ata janë solidarë. Obligimet ndaj nënkëshillit i realizojnë mbi 80 për qind.

Në këtë fshat as jeta kulturore nuk mungon. Për çdo vit, sidomos në datat e rëndësishme, orë të ndryshme letrare të përgatitura nga arsimtarët e shkollës së fshatit. Këtu brengos mosvijimi i vajzave në shkollë,por shpresat janë se së shpejti edhe kjo dukuri do të luftohet me sukses.

/Shkrimi i sponsorizuar/

Më Shumë

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit