10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shkëmbi tregon nëse Liria është për titull

Liria as në ndeshjen me skuadrën e fundit në tabelën e Vala Superligës së Kosovës në futboll, Vllazninë e Pozheranit, nuk ka arritur të shkojë më tepër se barazimi.

Në javën e kaluar luajti baras 2:2 me Besën, ndërsa sot 0:0 me Vllazninë. Trajneri i skuadrës prizrenase, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes tha: “Në pjesën e parë na mungoi dëshira dhe qetësia për ta qarkulluar topin. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, por duhet kuptuar që futbolli luhet 90 minuta. Kështu na kaluan dy javë pa i marrë pikë që do të duhej t’i merrnim”.

Pas këtij barazimi, Liria gjendet në kuotën e 44 pikëve, aq sa ka edhe e dyta Prishtina, ndërsa tri më pak se Drita që e kryeson renditjen. “Unë vazhdimisht kam thënë se nuk jemi për titull. Sidoqoftë, jemi aty afër, pastaj janë edhe përballjet direkte me skuadrat e kreut të tabelës. Do të përpiqemi t’i rikuperojmë pikët që i humbëm në dy ndeshjet e fundit”, është shprehur Shkëmbi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit