7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Smajl Latifi: S’kemi asnjë rast me koronavirus, tash nuk kërcënohemi nga paraqitja e tyre

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se gjendja sa i takon situatës me Koronavirusin është stabile.

“Nuk kemi asnjë rast të dyshuar deri në këtë moment që po flasim. E kemi mirë të organizuar stafin posaçëm emergjent komunal sikurse nënshtabet lokale në çdo vendbanim”, ka thënë Latifi, transmeton Klan Kosova.

“Kemi evidenca për çdo rast që kanë shkuar ta bëjnë testin por rezultati ka dalë negativ. Ka kaluar periudhë më shumë se dy javë dhe nuk kemi arsye të mendojmë se kërcënohemi nga rreziku i paraqitjes së rasteve në komunën tonë”.

Latifi për Klan Kosova ka folur edhe për dëmet në bujqësi pas reshjeve të fundit të borës dhe temperaturave të ulëta të regjistruara.

“Sidomos mbrëmë dhe herët në mëngjes kemi pas ulje rapide të temperaturave edhe kemi bërë konsulta me agronomë të komunës sonë por nuk e kemi ende ekspertizën në terren për të parë pasojat. Çfarë shihet është se të dëmtuara mund të jenë sipërfaqet me pemë që kanë qenë në fazën e lulëzimit. Kanë shpëtuar vreshtat ndërkaq rreziku është që patatet që kanë mbirë mund të jenë dëmtuara”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit