13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Sonte pritet mot me shtrëngatë në Kosovë

Moti keqOrganizata evropiane Meteoalarm ka paralajmëruar mot të keq me shtrëngata natën ndërmjet së premtes dhe së shtunës. Stuhi të fuqishme të erërave, shira të rrëmbyeshëm dhe breshër, si dhe bubullima e vetëtima janë paralajmëruar për vendet e Ballkanit perëndimor, raporton Koha. Qyshe dje një mot i tillë ka përfshirë Karllovacin e Kroacisë, kurse sonte pritet të përfshijë sërish Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë veriore, por ajo mbase e dobësuar do të vazhdojë tutje drejt Kosovës dhe një pjese të Maqedonisë.

Ky përkeqësim i motit dhe ulja e temperaturave për 10 gradë Celsius e ndoshta edhe më shumë pritet të kalojë shpejt dhe në ditët në vijim prapë do të ketë përmirësim dhe stabilizim të motit.

Më Shumë

35 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke...

E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas...

Lajmet e Fundit