14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Sot ose nesër merret vendimi për semimaturantët

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), Xhavit Rexhaj për Front Online ka paralajmëruar se së shpejti do të merret vendimi se kur do të mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta.

Rexhaj po ashtu ka deklaruar se 8 qershori po mendohet të jetë data e fillimit të përgatitjeve për testin e arrritshmërisë në Kosovë për klasat e nënta.

“Jemi duke menduar të bëjmë përgatitjen e nxënësve për testin e arritshmërisë. Vendimin e marrim sot ose nesër. Data për t’i filluar përgatitjet mendojmë të jetë diku i 8-i jo menjëherë”, ka pohuar për Front Online zëvendësministri i MASHTI-t Rexhaj./Front Online/

Më Shumë

Lajmet e Fundit