6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Spanja shënon 812 viktima të koronavirusit për 24 orë

Spanja e ka shënuar një ulje të vogël të numrit të vdekjeve nga koronavirusi pas disa ditëve të rekordeve të vazhdueshme.

Sipas të dhënave zyrtare, të sapopublikuara nga Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti, 812 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 7340 persona, ndërsa numri i të infektuarve në 85 mijë e 195 raste. Në Spanjë u shënuan rreth 6400 infektime të reja për 24 orë.

Spanja është shteti i dytë më i prekur në Evropë nga koronavirusi pas Italisë, ndonëse dje shënoi numër më të lartë të viktimave për 24 orë sesa vetë Italia.

Në mesin e shteteve evropiane me shumë raste janë edhe Gjermania, Franca dhe dhe Britania e Madhe.

Qeveria spanjolle ka marrë masa të gjera për ta luftuar virusin, përfshirë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe ndihmën ekonomike për bizneset.

Më Shumë

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit