10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Spitali i Prizrenit me mungesë të mjekëve specialistë

Derisa spitalet në Kosovë po ballafaqohen me mungesë të mjekëve specialistë, rreth 150 specialistë vazhdojnë të jenë të papunë në Kosovë, raporton “Zëri.info”.

Drejtor të Klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe drejtorë të spitaleve kanë thënë ditë më parë për “Zërin” se kanë bërë kërkesë për punësimin e më shumë specialistëve në Institucionet Publike Shëndetësore në Kosovë.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe drejtori i Spitalit të Prizrenit.

Zyrtari për informim në këtë spital, Shefajet Berisha tha për “Zëri.info” se kanë bërë kërkesë për punësimin e nëntë specialistëve të rinj.

Sipas Berishës, as në Klinikën Emergjente numri i mjekëve specialistë nuk është i mjaftueshëm.

“Më datën 18.09.2018 kemi bërë kërkesë për rekrutimin e 9 specialistëve të rinj për këto lëmi: dy specialistë të emergjencës, dy specialistë të kardiologjisë, një specialistë ortoped, një specialist hematolog, një specialist urolog, një specialist nefrolog dhe një specialistë fiziatër”, theksoi ai.

Mospunësimi i specialistëve të pa punë, është konsideruar si njëri ndër shkaqet që i ka shtyrë këta të fundit të kërkojnë një punë jashtë vendit.

E kjo gjë sipas anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi, është shqetësuese, pasi që siç kanë thënë ata, Kosova së shpejti mund të ketë mungesë të madhe të mjekëve specialistë/ZERI/

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit