13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve me COVID-19

974 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale në vend, raporton Gazeta Express.

Nga ta 66 janë të konfirmuar pozitiv me virusin Covid-19, 12 në respiratorë, 41 me ventilim mekanik joinvaziv (CRAP) dhe 706 me oksigjen.

Në raportin e siguruar nga Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, thuhet se 706 pacient janë me oksigjen, 12 në respiratorë dhe 41 në CRAP.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 334 pacientë janë të hospitalizuar, nga ta 265 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 10 të konfirmuar negativ dhe 59 të pakonfirmuar.

Nga ta, 9 janë në respiratorë, 15 në CRAP dhe 245 me oksigjen. Spitalet rajonale janë më të ngarkuara se QKUK sa i përket numrit të pacientëve të hospitalizuar.

Në spitale momentalisht janë të shtrirë 640 pacientë, 401 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 74 që kanë rezultuar negativ me këtë virus dhe 165 pacientë që ende nuk dihet nëse janë pozitiv apo jo.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me gjithsej 198 pacient, pastaj Spitali i Gjakovës me 105 pacientë, Spitali i Pejës me 127 pacientë, Spitali i Gjilanit me 97 pacientë, Spitali i Vushtrrisë me 14 pacientë, Spitali i Mitrovicës me 32 pacientë dhe Spitali i Ferizajit me 67 pacientë.

Nga spitalet rajonale në vend kanë thënë për express se për shkak të numri të madh të personave të infektuar me virusin Covid-19, janë të stërngarkuar.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala, ka thënë se për çdo ditë ka shtim të rasteve që po kërkojnë trajtim në këtë spital. Ai është shprehur se gjendja është shumë e ngarkuar.

“Gjendja është e ngarkuar në spital. Çdo ditë ka shtim të rasteve. Mbi 100 pacientë i kemi duke i trajtuar, disa me Covid e disa të dyshuar për Covid”, ka thënë ai.

Ndërsa, nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se kanë liruar shtretër shtesë për pacientët me Covid-19. Ata kanë bërë të ditur se kanë liruar 166 shtretër për këta pacientë.

Edhe zyrtari për informim në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka deklaruar se kanë rritje të numrit të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Ai ka thënë punëtorët shëndetësorë janë të angazhuar maksimalisht, derisa ka bërë të ditur se në spital kanë 536 shtretër, 463 prej të cilëve janë në sistem me oksigjen.

Më Shumë

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Lajmet e Fundit