7.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Arsene Wenger hedh dritë pse Arsenal nuk e bleu Ronaldon

Trajneri francez, Arsene Wenger, i cili pas 22 viteve u largua nga stoli i Arsenal, është shprehur i penduar pse Arsenal nuk e kishte blerë Ronaldon, kur ky i fundit ishte ende i ri, por me shumë potencial.

Wenger ka deklaruar se Arsenal nuk arriti të nënshkruante me Cristiano Ronaldon kur ai ishte një adoleshent pasi klubi nuk ishte gati të paguante 15 milionë euro për portugezin, shumë e cila ishte paguar nga Manchester United.

Trajneri francez e kishte dalluar sikurse Ferguson, shumë herët potencialin e Ronaldos dhe në një intervistë që ka dhënë së fundmi për faqen e Arsenal, ka shprehur se ndjehet shumë i dëshpëruar dhe i penduar për këtë dështim dhe që nuk arriti t’i bind “Topçinjtë” të paguanin shumën e kërkuar nga Sporting Lisbona, të cilën pastaj e kishte paguar Manchester United.

“Ai (Ronaldo) erdhi këtu bashkë me mamanë, Znj. Doloresa. Më pas doli në skenë Manchester United dhe në atë kohë portugezi Carlos Queiroz ishte asistent i Alex Ferguson. United luajti një miqësore kundër Sporting Lisbonës dhe Ronaldo pati një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ata e blenë menjëherë”, tha Wenger.

“Gjithmonë ka gjëra që mund të ishin bërë ndryshe. Por negociatat janë të ndërlikuara dhe ishte një moment ku po flisnim për 5 milionë euro më shumë, që Arsenal nuk dëshironte t’i paguante për të. Mirëpo, në anën tjetër Man.United ishte gati të paguante gjithë shumën prej 15 milionë euro dhe e blenë atë”.

“Mund ta imagjinoni se si do të ishte, të kesh në një skuadër së bashku Thierry Henry e Cristiano Ronaldo. Ata (Henry e Ronaldo), së bashku mund të kishin ndryshuar historinë time këtu dhe të Arsenal gjithashtu. Më vonë, Manchester United në radhët e saj së bashku kishte lojtarë si Rooney, Ronaldo dhe Van Nistelrooy, duke bërë një ekip të shkëlqyer me Giggs e Scholes gjithashtu”, deklaroi trajneri i larguar i Arsenal, Arsene Wenger.

Megjithatë, po në atë vit kur Man.United e bleu Ronaldon, Arsenal sezonin e mbylli duke e fituar titullin kampion, pa humbur asnjë ndeshje në Premier League.

Cristiano Ronaldo qëndroi te Manchester United nga viti 2003 deri më 2009, ku fitoi tituj të shumtë, duke përfshirë edhe Champions League dhe një “Top të Artë”, teksa shënoi 118 gola në 292 paraqitje. /Insporti.com

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit