7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Automobilistët sfidohen në Brzeovicë

Pas një mungese të konsiderueshme, në garë pritet të jetë edhe Besfort Bunjaku i Ferizajt, i cili do të paraqitet me një bolid mjaft atraktiv, ndërkohë që pritet që garave t’u kthehen edhe Ernest Daka e Shkëlzen Lajçi, dy kampionë të padiskutueshëm

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në këtë javë me garën që do të zhvillohet në shtegun atraktiv të Brzeovicës. Është kjo gara e tretë e disiplinës malore, ndërsa e pesta në përgjithësi për kampionatin e sivjetmë.

Është e sigurt se, edhe kësaj radhe do të jetë garë me rivalitet të theksuar, ndërkohë që edhe numri i pjesëmarrësve pritet të jetë i madh.

Pas Prevallës e Kullës në rrafshin vendor dhe Kampobasos e Kotorit në atë ndërkombëtar, Brezovica është sfida e radhës në shtigjet malore për “kaskaderët” tanë, të cilët nga dita në ditë po dëshmojnë se Kosova ka të ardhme të suksesshme në këtë sport.

Në Brezovicë pritet të ketë edhe një risi. Pas një mungese të konsiderueshme, në garë pritet të jetë edhe Besfort Bunjaku i Ferizajt. Madje ai do të garojë me bolidin e tij të ri, që do të jetë i dyti në kampionatin tonë pas Përparim Dushit, i cili sivjet po garon me Formula 3.

Në mënyrë që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, madje është intervenuar edhe në vendet ku asfalti ka qenë i dëmtuar.

Po ashtu, në bashkëpunim edhe me AK Ferizaj, në organizimin e garës do të ndihmojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Gara zhvillohet të shtunën dhe të dielën me fillim në orën 12:00, ndërsa rruga do të jetë e mbyllur për veturat civile, por gjithsesi do të lirohet në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë që kalimtarët e rastit të presin sa më pak që është e mundur.

Më Shumë

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit