15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Baliqi: Befasitë sa po vijnë e po shtohen

Humbja e Gjermanisë ishte befasie më e madhe në këtë botëror

“Unë mendoj se Gjermania shpëtoi me faqe të bardhë, pasi ka mundur të turpërohet, sikur Meksika t’i shfrytëzonte rastet që kishte. Sa i përket kësaj ndeshjeje, them se Meksika ka qenë ekipi më agresiv që kam parë dhe me kundërsulmet më të shpejta deri më tash”, ka thënë për gazetën “Kosova Sot”, Emin Baliq

Nuk mbahet mend të ketë ndodhur një start kaq befasues i kampionatit botëror, siç po ndodh këtë herë në “Rusia 2018”. Asnjë nga favoritët kryesorë të këtij eventi në start të kampionatit nuk e kanë arsyetuar këtë epitet. Gjermania, Brazili, Franca e Argjentina dështuan me paraqitjet e tyre, derisa Spanja zhvilloi një lojë të mirë, por i mungoi rezultati, kështu që me shumë të drejtë analistët kosovarë të futbollit parashikojnë një kampionat tejet joshës dhe të paqartë sa i përket titullit të kampionit. Ish- futbollisti i mirënjohur mitrovicas, Emin Baliqi, tash trajner me grupmoshat e reja, ka thënë se ka pritur shumë më shumë nga Gjermania e Brazili, të cilat në sfidat e para nuk e arsyetuan epitetin që kanë. Gjermania u mposht nga Meksika, ndërsa Brazili nuk mundi tëmarrë më shumë sesa një pikë ndaj Zvicrës.

Gjermania ka mundur të pësojë më keq

Sipas trajnerit mitrovicas Emin Baliqi, Gjermania ka mundur të pësojë humbje dhe më të thellë nga Meksika, sikur kjo e fundit t’i shfrytëzonte rastet nga kundërsulmet që i krijonte. “Unë them se Gjermania shpëtoi me faqe të bardhë, pasi ka mundur të pësojë humbje të thellë, sikur Meksika t’i shfrytëzonte rastet që kishte. Sa i përket kësaj ndeshjeje, them se Meksika ka qenë ekipi më agresiv që kam parë deri tash në këtë botëror”, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” Baliqi, sipas të cilit kundërsulmet e Meksikës ishin shumë mirë të ndërtuara dhe në çdo kundërsulm përbënin rrezik tejet të madh për portën e kampionit aktual të botës, Gjermanisë, e cila nuk mbahet mend që një Botëror ta nisë me humbje dhe me një lojë aq zhgënjyese sa e tregoi këtë herë në Rusi përballë Meksikës.

Brazili, ekip i kompletuar, por me probleme

Ish- futbollisti i Prishtinës dhe i shumë skuadrave të tjera kosovare, Emin Baliqi ka folur edhe për sfidën Brazili – Zvicra, e cila u mbyll me rezultat 1:1, rezultat ky që për shumëkënd ishte befasi. “Brazili, për mendimin tim, e ka ekipin më të kompletuar në këtë kampionat në bazë të kualitetit që ka. Në fillim të ndeshjes me Zvicrën u duk që shumë lehtë do të kalojë këtë përballje, pasi Zvicra tregoi shumë respekt për ta. Mirëpo, vazhdimi ndryshoi krejtësisht”, ka thënë Baliqi. “Zvicra në pjesën e dytë tregoi që ka ekip për të ecur tutje. Më ka lënë jashtëzakonisht shumë përshtypje paraqitja e Valon Behramit, i cili në asnjë moment nuk e lejoi Neymar-in të dalë në lojën e tij”, ka thënë Baliqi, duke e zbuluar më pas edhe kombëtaren që bën tifozë. “Jam tifozë i Argjentinës dhe besoj se kjo skuadër do të ndryshojë shumë nga loja e parë që e pati me Islandën”, ka përfunduar Emin Baliqi.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Fondacioni Golden Eagle ndan 10 mijë Euro për trajtimin mjeksor të ish-ushtarit të UÇK-së Bajram Bajselmani

Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 10 mijë Euro për trajtimin mjeksor të ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Bajselmani. Ky akt bujar nga Fondacioni Golden Eagle shkon përtej vetëm dhënies...

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lajmet e Fundit