5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Bashkimi përforcon ekipin e femrave për edicionin e ri

Kampioni i Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, Bashkimi do të futet furishëm edhe në edicionin 2018/19 që nis në muajin shtator.

Klubi nga Prizreni pritet që brenda një kohe të shkurtër të kompletohet, si me lojtare vendore ashtu edhe me të huaja. Madje, presidenti i ekipit, Rrahman Përteshi ka paralajmëruar se dy amerikane do të jenë pjesë e Bashkimit prej fillimit të edicionit, transmeton Koha.net.

Bashkimi edicionin e shkuar ishte ekipi i parë në Kosovës që solli lojtare amerikane: Khadija Brown-Haywood e Anastasia Williams që ndihmuan në kthimin e titullit në Prizren pas një pritjeje prej shtatë vjetësh. Me këtë triumf, Bashkimi theu dominimin e ProBet Prishtinës dhe Penzës në basketbollin e femrave në Kosovë.

“Edhe pse edicioni ka muaj që ka përfunduar, ne nuk jemi ndalur, pasi duam që edhe për edicionin e ri të kemi një ekip të fortë në të gjitha aspektet. Shumë shpejtë do t’i zyrtarizojmë përforcimet, si vendore ashtu edhe të huaja, të cilat do t’i bashkohen klubit prej fillimit të fazës përgatitore që do të nis muajin tjetër”, ka thënë Përteshi për Koha.net.

“Në edicionin e ri, krahas mbrojtjes së titullit të kampionit duam të marrim të gjithë trofetë e mundshëm, duke filluar nga Superkupa”.

Edicioni 2018/19 në basketbollin e femrave do të nis me ndeshjen e Superkupës që do të zhvillohet në muajin shtator, ku Bashkimi si kampion në fuqi do të përballet me ProBet Prishtinën që fitoi Kupën e Kosovës në edicionin paraprak.

“Kur kam marrë klubin, kam premtuar se do të jemi konkurrentë të fortë. Kështu, do të jetë edhe në edicionin e ri, pasi duam që niveli i basketbollit të femrave në Kosovë të ngritet edhe më shumë. Gjithashtu, besoj se në edicionin e ri, bazuar në përforcimet që do t’i kemi, edhe palestrat do të jenë të mbushura për basketbollin e femrave”, është shprehur Përteshi, i cili para pak muajsh u emërua në postin e presidentit të klubit nga Prizreni.

Më Shumë

Totaj: Beteja e Kabashit nuk do të harrohet kurrë

Është shënuar 25 vjetori i Betejes së Kabashit. Kryetari i Prizrenut, Shaqir Totaj, tha se dëshmorët e kësaj beteje nuk do të harrohen kurrë. "Më 17...

Kushner publikon megaprojektin miliarda dollarësh në bregdetin shqiptar

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump përmes një postimi në llogarinë X – dikur Twitter ka ndarë pamje nga projektet e “zhvillimit që kemi...

Lajmet e Fundit