10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Carlo Ancelotti pranë nënshkrimit më këtë skuadër

Njëri prej trajnerëve më të suksesshëm italian, Carlo Ancelotti, për një kohë u përfol se do të mund ta merrte drejtimin e përfaqësueses së Italisë.Mirëpo, vet Carlito nuk ishte i interesuar për një detyrë të tillë, pasi dëshironte ta menaxhonte një klub futbolli dhe synimi i tij ishte rikthimi në Premier League.

Megjithatë, duket se Ancelotti nuk do ta vazhdojë aventurën e tij në Angli, por në vendlindjen e tij në Serie A, kurse skuadra e cila duket se ka bërë gati stolin për të, është nënkampioni i Italisë, Napoli.

Ishte raportuar këto ditë se presidenti iNapolit, Aurelio De Laurentis, kishte pasur disa telefonata me teknikun 28 vjeçar dhe mediat italiane tani raportojnë se madje bisedimet kanë avancuar aq shumë, saqë gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi i Carlo Ancelottit në bankinën e Napolit.

Thuhet se, Ancelottit i ka pëlqyer projekti i Napolit për të ardhmen dhe ka shprehur dëshirën dhe interesimin që të jetë pjesë e saj.

Problem për momentin mund të jetë trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri, i cili ka ende kontratë me napolitanët dhe pak skuadra janë të gatshme të paguajnë klauzolën prej 8 milionë euro për të.

Më Shumë

Jasharaj: Po përgatitemi për grevë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse qeveria aktuale në vend nuk merret me kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë,...

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

Lajmet e Fundit