21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Chelsea e blindon yllin e skuadrës, i dëshpëron klubet e Madridit

Synimi i Atletico Madridit për afatin kalimtar veror, mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marcos Alonso, nuk do të lëvizë nga “Stamford Bridge” këtë verë.

Chelsea nuk është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për Alonson, sipas Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Raportohet se Atletico është shumë i interesuar për ta kthyer 27-vjeçarin në vendlindje.

Më parë është raportuar se edhe gjiganti tjetër spanjoll, Real Madridi, kishte shprehur interesim për Alonson.

Por, të kaltrit do të këmbëngulin për të mos e lëshuar Alonson, i cili është bërë pjesë e pandashme e skuadrës londineze.

Më Shumë

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Këtë të diele ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para

Akrepat e orës do të lëvizin përpara natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars, ditë që këtë vit përkon me festën...

Lajmet e Fundit