18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

De Gea nuk përjashtonë transferimin te Real Madridi

David De Gea nuk po mendon të largohet nga Manchester United për Real Madridin, këtë verë, duke këmbëngulur se fokusi i tij qëndron vetëm me kombëtaren spanjolle, te Kupa e Botës së Rusisë.

27-vjeçari ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll dhe ishte afër përfundimit të një transferimi të tillë në 2015. “E ardhmja ime? Gjëja më e rëndësishme është Kupa e Botës dhe të mos mendojmë për ndonjë gjë tjetër, që mund të të devijojë vëmendjen apo të na shpërqendrojë, – u tha gazetarëve De Gea. – Duhet të jemi të fokusuar për të zhvilluar një Kupë Bote sa më të mirë. Shpresojmë se mund të shkojmë larg dhe të fitojmë”.

I pyetur nëse De Gea iu kishte thënë përfaqësuesve të tij për t’i mbajtur gjërat larg nga ai gjatë përgatitjeve të Kupës së Botës, portieri spanjoll tha: “Futbolli është futboll dhe një mijë gjëra mund të ndodhin, por unë jam gjithmonë i qetë. Unë do të jem i njëjtë. Është e rëndësishme të fokusohemi dhe të jemi 100%. Unë isha pak a shumë i fshehur përpara medias, sepse kishte një kohë që nuk jam trajtuar siç duhet prej tyre. Shumë njerëz kanë qenë të padrejtë me mua. Ata më kanë kritikuar, por pastaj më vonë e dinin se kishin gabuar. Ka shumë njerëz që nuk meritojnë të japësh intervista për ta. Asgjë tjetër”, përfundoi ai.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Kryetari i Prizrenit viziton selinë e OKB’së

I pari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në ShBA, ishte edhe në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit