8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Deklarata e Buffon, zhgënjyese para ndeshjes

Në finalen e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Real Madrid e kishte mposhtur me rezultat bindës 4-1 ekipin e Juventus dhe shorti i vuri përsëri përball njëra tjetrës këto dy klube, por kësaj radhe në çerekfinale.

Megjithatë, portieri ikon i “Zonjës së Vjetër” në një intervistë për “Marca” para ndeshjes, ka dhënë një deklaratë interesante e deri diku edhe zhgënjyese, për tifozët Juventin.

“E di dhe gjithmonë e kam ditur se jam 40 vjeç, por nuk është se kam ndryshuar edhe aq shumë. Shpresoj se kësaj radhe gjërat do të jenë më ndryshe dhe do të arrijmë ta largojmë ndjesinë e asaj që na kishte ndodhur një vit më parë ne finalen e Cardiffit”, u shpreh Buffon.

Gardiani i Juves tha se atë ditë skuadra më e mirë në fushë kishte triumfuar, por ai beson se këtë herë do të jetë Juventus, ajo e cila do të imponojë ritmin dhe lojën e saj nga fillimi i ndeshjes.

“Real Madrid është skuadër më e mirë se Juventus. Nuk është një gjë që unë e them, por kështu flasin statistikat dhe historia, duke u bazuar numrat e titujve të ekipit madrilenë, Kundër një situate të tillë, fitorja në Ligën e kampionëve mbetet një ëndërr, të cilën do ta kemi të vështirë që ta realizojmë. Mund të garojmë kundër Real Madrid, por ata kanë treguar gjatë historisë së kësaj gare, e po ashtu edhe këto vitet e fundit, se kanë diçka ndryshe nga të tjerët dhe janë më të veçantë”, tha Gigi Buffon.

Ai po ashtu potencoi faktin se ekipi madrilenë kanë arritur ta fitojnë Ligën e Kampionëve tri herë në katër vitet e fundit, por përkundër se mund të llogariten favorit, prapë se prapë, Buffon mendon se ndeshja fillon duke qenë rezultati i barabartë dhe për këtë arsye edhe gjasat janë 50:50 për secilën skuadër.

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit