12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Dua që Napoli ta fitojë titullin

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo dëshiron që Napoli ta mposhtë Juventusin në garën për titullin e ligës italiane.

Dy klubet janë në një betejë të ashpër për kreun e Serie A dhe diferenca mes tyre është vetëm një pikë.

“Napoli – Juve sot, është sikur Barcelona – Real Madrid në kohën time në La Liga”, deklaroi Ronaldo.

“Është një duel, disa hapa para të tjerëve. Napoli ka një stil të bukur të lojës, ndërsa Juventusi të shkatërron me mentalitetin e tyre të fortë dhe zgjidhjen e problemeve të tyre”, shtoi braziliani.

“Nuk e di sesi do të përfundojë, por e di sesi shpresoj që të përfundoj. Pas këtij dominimi të gjatë të Juves, do të doja që Napoli të fitonte, edhe pse si tifoz i Interit do të preferoja të thosha Interi”, u shpreh ai.

Më Shumë

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250...

Lajmet e Fundit